E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkimet për varreza masive të kosovarëve, edhe në Serbi

Prishtinë, 1 shtator, NOA Hetimet dhe kërkimet e autoriteteve kosovare për varreza të mundshme masive do të bëhen edhe në Serbi dhe në shtetet fqinje të Kosovës.

Zyrtarët e Prishtinës besojnë se në Serbi ka më shumë varreza masive dhe u kërkojnë autoriteteve të atjeshme të tregojnë më shumë vullnet për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e tyre.

Një fakt të tillë e ka pohuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, sipas të cilit, qeveria kosovare do të këmbëngulë që kërkimet për gjetjen e kufomave të viktimave të luftës kudo që dyshohet se ka të tilla.

Konkretisht, kanë nisur së fundmi kërkime në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë për një varrezë të mundshme masive me kufomat e serbëve.

Është bërë plani i veprimit, është siguruar edhe mbështetje financiare, ka donacione edhe nga qeveritë e vendeve evropiane, edhe qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro. Jemi në bashkëpunim edhe me Forcën e Sigurisë dhe tashmë ka filluar faza e parë e hetimeve ose gërmimeve, janë bërë shpime që përcaktojnë hapësirën dhe kuotat ku duhet të bëhen gërmimet më tutje. Besoj se ky proces duhet të përfundojë së shpejti dhe do të definohet nëse ka ose jo mbetje, respektivisht kocka ose eshtra të të vrarëve gjatë luftës së fundit, ka thënë Manaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›