Sparta e Pragës kërkon shërbimet e Hamdi Salihit
Pragë - Klubi më i njohur i Europës Qëndrore, Sparta e Pragës, kërkon të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar, Hamdi salihi. Presidenti i këtij klubi, që mban njëkohësisht postin e trajnerit, Jozef Çovanec, kërkon të përforcojë skuadrë e tij me blerje të reja.
Hamdi Salihi cilësohet si një nga futbollistët më të mirë në kampionatin austriak, ku aktivizohet me skuadrën e Riedit. Për të para disa ditësh shfaqi interes edhe skuadra gjermane e Hanover 96. Pranë klubit çek bëjnë me dije se për Salihin është ofruar edhe një ofertë zyrtare.
“Sparta kërkoi ta blinte menjëherë Salihin, në mënyrë që ta kishin sulmuesin shqiptar në dispozicion për rifillimin e kampionatit. Ata kontaktuan menjëherë me menaxherin e Riedit, Shtefan Raiter. Gjithsesi, bisedimet e para mes palëve nuk kanë sjellë asnjë rezultat konkret. Por, fakti qëndron se në Republikën Çeke merkato është ende e hapur dhe transferimi i lojtarit nuk përjashtohet”, theksohet në OÖNachrichten.at.
Në janar Salihi rinovoi kontratën me klubin austriak te Riedit deri në vitin 2010, ndërsa më parë, për shërbimet e tij ishin interesuar edhe turqit e Bursasporit, qipriotët e Apollon Limasonit dhe Austria e Vjenës.