E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mund vendasit e Maltës në minifutboll

La Valeta - Kombëtarja shqiptare e minifutbollit fitoi me rezultatin e thellë 5-2 kundër vendasve të Maltës. Kjo ishte ndeshja e dytë e përfaqësueses tonë në grupin C për eliminatoret e kampionatit europian “Hungari 2010”. Skuadra e drejtuar nga Armand Dama ka bërë një autokritikë të fortë pas humbjes 0-3 me Greqinë në ndeshjen e parë.

Shqipëria është përballur me Maltën edhe vitin e kaluar për eliminatoret e kampionatit botëror, ku përfaqësuesja jonë e minifutbollit fitoi 2-1. Ndeshjen e fundit për eliminatoret e kampionatit europian Shqipëria do ta luajë nesër me përfaqësuesen gjeorgjiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›