E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spears hakmerret ne internet ndaj paparaceve

Britney Spears ka vendosur te hakmerret me paparacet.

Pop star-i ka vendosur te botoje ne faqen e saj te internetit video tallese ndaj fotografeve.

Cdo jave kengetarja do te postoje vidoeklipe, ku paparacet behen pre e saj, ndersa tentojne ta filmojne. Me pas ata do te behen fitues te cmimit te javes.

Nje nder videot e postuara eshte ajo e nje fotografi, qe rrezohet teksa tenton ta fotografoje. Ngado qe shkon Spears eshte e ndjekur prej paparaceve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›