E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Anelkas, Shanghai kërkon edhe Drogban

Nënshkrimi është ende i freskët në kontratën e Nicolas Anelkas me Shanghai Shenhua, por klubi kinez tashmë ka identifikuar edhe bashkëlojtarin e tij nga Chelseas, Didier Drogba si objektivin e ardhshëm për transferim.

Drejtori i Shanghai, Zhou Jun ka thënë se klubi tashmë ka biseduar me Drogban dhe dëshirojnë që edhe ai t’i bashkohet Anelkas në Lindjen e Largët.

“Drogba është futbollist i shkëlqyeshëm. Kemi vënë kontakt me të para dy javësh. Nëse ai dëshiron të vjen, është i mirëseardhur” tha Zhou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›