Speciale 2010/ "Loja" 1-vjeçare me kutitë

Por, në fund të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund këtij debati duke vendosur për djegien e fletëve të votimit, ndërkohë që materialet zgjedhore do të dëgrohen në Arkivin e Shtetit.
15/01/2010 - Topalli: Do të zëvendësojmë deputetët e PS-së
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se do të merrte masa për zëvendësimin e deputetëve të Partisë Socialiste, nëse do të tejkalojnë afatet e parashikuara në Kushtetutë. “Parlamenti do të mbledhë Këshillin Legjislativ dhe Sekretariatin e Rregullores dhe të Imuniteteve, të cilët do të bëjnë verifikimin e datave, të afateve që shkruhen në Kushtetutë dhe do të vënë në dijeni KQZ-në. Gjatë këtyre ditëve, unë, për shkak të angazhimeve të tjera, nuk kam komunikuar me deputetët, por shumë shpejt unë do t’u kërkoj atyre që të fillojnë të punojnë”, theksoi Topalli.
15/01/2010 -Topalli, letër 64 deputetëve të PS-së për bojkotin
Kryetarja e Kuvendit, Topalli me anë të një letre individuale drejtuar deputetëve socialistë, u bëri thirrje që të hyjnë në Kuvend në seancën e parë të sesionit të ri, e cila hapet më 18 janar. "Si kryetare e Kuvendit, në mënyrë të vazhdueshme kam bërë thirrje që çdo deputet i zgjedhur duhet të zërë vend në Kuvend dhe të marrë pjesë në veprimtarinë e tij, në përmbushje të detyrimit si përfaqësues i zgjedhësve", thuhet në letrën drejtuar deputetëve të PS-së, të publikuar nga zyra e shtypit e parlamentit.
17/01/2010 - Blushi: Në fillim të marsit hyj në Kuvend
Deputeti Ben Blushi, i rreshtuar në të ashtuquajturën “Lëvizje për mendim ndryshe”, ka deklaruar se në fillim të marsit do të hynte në Kuvend, duke “thyer” bojkotin e opozitës. “Javën e parë të marsit unë do të jem në Kuvend, pasi nuk kam ndërmend të djeg mandatin tim”, u shpreh Blushi për gazetarët.
26/01/2010 - Meta: PS, letër të qëllimshme KE-së
Numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta i vlerësoi si të pa përgjegjshme, letrën e dërguar nga ana e Partisë Socialiste në Këshillin e Evropës për bllokimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar. "Është një problem i krijuar me qëllim nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe ka të bëjë me bojkotin e pakuptueshëm që e kanë dënuar të gjithë", u shpreh Meta në një konferencë .
29/01/2010 – Pakti detar me Grerqinë, Berisha: Do të zbatohet vendimi i Gjykatës
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen detare me Greqinë, nuk mund të diskutohet por do të zbatohet", ndërsa siguroi se "do të autorizohet menjëherë grupi i punës dhe marrëveshja me Greqinë do të ecë përpara". Ai deklaroi se "do të autorizohet menjëherë grupi për të nisur punën, pasi Shqipëria dhe Greqia do të kenë marrëveshjen e tyre për kufijtë detarë". Duke shprehur bindjen se në këtë marrëveshje, ligji i detit është zbatuar me korrektesën më të madhe, Kryeministri u shpreh se "do provohet për së dyti, vërtetësia e kësaj që Gjykata ka vendosur".
03/02/2010 - Berisha: Jam i gatshëm të ulem në tryezë me Ramën
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë edhe një herë apel kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për të dialoguar. “Unë i bëj thirrje kreut të opozitës, zt. Rama që të ulemi në tryezë për të shqyrtuar rezolutën e Komisionit Evropian”, nënvizoi Berisha gjatë një përurimi ku ishte i pranishëm edhe Norbert Lammert , kreu i Bundestagut gjerman, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
06/02/2010 - Rama: Mandatet e deputetëve nuk do të digjen
Durrës – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se PS është gati për dialog në tryezën e Presidentit në mënyrë që kriza politike të marr zgjidhje, por duke u hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Duke u ndalur tek mandatet e deputetëve të PS-së ai u shpreh edhe njëherë se "ato janë mandatet e popullit opozitar dhe as nuk do të digjen, as nuk transformohen për të shkatërruar PS-së, që është sot garante e vullnetit demokratik të shqiptarëve".
12/02/2010 - Schultz: Të bëhet hetim i plotë i zgjedhjeve
Bruksel - Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Martin Schultz, gjatë një takimi që zhvilloi me kryesocialistin Edi Rama, u shpreh i shqetësuar për bojkotin e Kuvendit nga deputetët e PS-së. Schultz dhe Rama ranë dakord që një rrugë-dalje për krizën politike aktuale në Shqipëri duhet të gjehet urgjentisht dhe se një bazë e re dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës duhet të vendoset.
Sipas deklaratës së shpërndarë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, gjatë takimit u ra dakord që opozita të kthehet në Parlament në të njëjtin moment, pasi të jetë marrë një vendim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
13/02/2010 - Mbyllet takimi Berisha-Rama, zgjidhja ende larg
Përfundon tryeza politike e organizuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për zgjidhjen e ngërçit politik. Për më shumë se 3 orë, kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama diskutuan në tryezën e presidentit për të gjetur një zgjidhje politike. “Jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset biletarerale që lidhen mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Unë i kërkova zotit Rama të listojë të gjithë kërkesat që lidhen me marrëdhëniet tona dypalëshe. Unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohen mes nesh problemet që kanë lidhje me gjykatat, si dhe problemet që ka Rama me Gjykatën e Apelit”, deklaroi Berisha për gazetarët pas takimit.
25/02/2010 - Deputetët e PS-së betohen në Kuvend
Për herë të parë pas gjashtë muajsh salla e Kuvendit të Shqipërisë do të jetë plot. Më në fund deputetët e opozitës kanë bërë betimin, pas vendimit për t’i dhënë fund bojkotit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e nisi seancën e sotme me përshëndetjen për vendimin e Partisë Socialiste për të hyrë në Parlament. “Po e hap këtë seancë me një përshëndetje të përzemërt për pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës. Si kryetare e përsëris se do të gjeni të gjitha hapësirat që i takojnë opozitës”, theksoi Topalli.
12/03/2010 - Meta takon Jeremiç: Marrëdhënie të mira, por i ndan Kosova
Zv/ kryeministri Ilir Meta zhvillon një vizitë në Beograd, ku ka zhvilluar një takim me presidentin serb Boris Tadiç, me homologun Vuk Jeremiç si dhe me një sërë personaliesh të tjera të larta të shtetit serb. Në konferencën për shtyp me Jeremiç, Meta u shpreh për një erë të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një temë tjetër e diskutimeve ishte edhe Kosova, ku Meta theksoi se dy vendet ndajnë pozicione krejtësisht të ndryshme. “Për sa i përket Kosovës, Qeveritë tona kanë pozicione qartësisht të ndryshme. Por, nga ana tjetër, kemi rënë dakot se e ardhmja e mbarë rajonit është në gjirin e Bashkimit Evropian, duke mos lënë pas askënd”, tha Meta.
13/03/2010 - Hetimi i zgjedhjeve, PD dorëzon një draft në Kuvend
Partia Demokratike ka dorëzuar në sekretarinë e Kuvendit, amendamentet e saj në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore. Duket se reagimi erdhi vetëm orë pas kërkesës së BE-së një ditë më parë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik.
16/03/2010 - Rama, letër të hapur Berishës: Konsensus deri në 18 mars
Pas rrëzimit të nenit për hapjen e kutive të votimit, pjesë e draftit të propozuar nga opozita, kryetari socialist, Edi Rama, i drejtohet kryeministrit Berisha me anë të një letre të hapur. Në letër kreu i Partisë Socialiste thekson se mazhoranca duhet t’i hapë rrugë hetimit, i cili do të bënte që Kuvendi të mos hynte në histori si parlamenti i Ruzhdies, por si parlamenti i ndarjes përfundimtare nga standarde të tilla si ai në fshatin e Fierit. “Hetimi nuk ka të bëjë me të shkuarën, as me prekjen e vendimeve të gjykates, por me të ardhmen. Sepse çlirimi i zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni mund të bëhet vetëm përmes transparencës së zgjedhjeve të shkuara”, shkruan kreu socialist në letrën e tij.
07/04/2010 -Topi: Nuk ndërhyj më për ngërçin politik
Presidenti Bamir Topi gjatë vizitës në Berlin, ka folur edhe për krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se tryeza e presidentit tashmë kishte dhënë rezultatin e saj dhe se dialogu duhet të vijojë në Kuvend. “Unë mendoj që tryeza e Presidentit pati një rezultat konkret. Opozita tashmë realisht ka trokitur në Parlament, është bërë pjesë e Parlamentit, ndoshta jo me kapacitet të plotë, por është një çështje që sot ndodhet realisht në Parlament. tha Topi.
15/04/2010 - Berisha i dorëzon Fule pyetësorin: Moment historik
Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi pasditen e shkuar komisionerit Stefan Fule përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Berisha duke e cilësuar si një moment historik për Shqipërinë dorëzimin e përgjigjeve prej 3854 faqeve të2284 pyetjeve, ku pasqyrohen gjithë përpjekjet për integrimin evropian, theksoi se me një dialog të hapur me Komisionin, në transparencë të plotë ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kemi një vlerësim pozitiv të punës sonë.
27/04/2010 -Kongresi amerikan letër Berishës për krizën
Kriza politike në Shqipëri duket se ka shqetësuar edhe Uashingtonin. Për këtë arsye, kryetari i Nënkomitetit për Evropën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit amerikan, Bill Delahunt, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha, ku u kërkon që të gjejë një zgjidhje për krizën politike në vend.
29/04/2010 - Rasmussen: Opozita duhet të marrë pjesë në Kuvend
Në vijim të takimeve në Tiranë, kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë konferencës Rasmussen i pyetur nga gazetarët për rolin e partive politike, u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë vazhdimisht në Kuvend. “Në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj nga përvoja e gjatë e Parlamentit, mendoj se të gjitha partitë politike duhet të angazhohen pozitivisht. Mendoj se opozita duhet të përfshihet vazhdimisht në punimet e Kuvendit.”, theksoi kreu i Aleancës Euroatlantike.
30/04/2010 - PS vendos: 22 deputetë dhe 200 socialistë futen në grevë urie
Partia Socialiste ka vendosur pak minuta më parë që 22 deputetë të saj si dhe 200 persona nga anëtarësia të futen në grevë urie pa afat. Sipas të dhënave, vendimi u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, që u zhvillua në mjediset e Kullave Binjake përballë Kryeministrisë por ende nuk është shpallur zyrtarisht. Ndërkohë përballë selisë së Qeverisë, disa çadra kampingu janë ngritur ku bëhet e ditur se do të zhvillohet ngujimi.
19/05/2010 - Rama komunikon ndërprerjen e grevës së urisë
Kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama i komunikon qytetarëve ndërprerjen e grevës së urisë nga deputetët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste.Vendimi është marrë pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, të cilët kanë negociuar gjatë gjithë ditës me maxhorancën dhe opozitën. Sinjalet ishin dhënë edhe më parë nga krerët e pozitës dhe opozitës, të cilët shprehen të gatshëm për dialog.
20/05/2010 - Strasburgu pritet të “mbyllë” krizën “kutia”
Dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Edi Rama, do të ulen sonte në tavolinën evropiane, për t’i dhënë fund krizës politike në vendin e tyre. Pas tentativave dhe deklaratave të shumta nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, etj, që nuk sollën asnjë rezultat, ka bërë që PE-ja të thërrasë Berishën dhe Ramën atje, për t’ju paraqitur planin për zgjidhjen e krizës.
21/05/2010 - Asnjë rezultat nga darka e Strasburgut
Ka përfunduar darka në Strasburg midis kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe drejtuesve të Parlamentit Evropian, takim i cili duket se është pa asnjë rezultat. As kësaj here, evropianët nuk kanë mundur të bindin liderët e politikës shqiptare për të bërë një kompromis, i cili nëse do të arrihej do të ishte historik.
Darka ka zgjatur për orë të tëra në restorant “Korkodili” në Strasburg. Pas takimit që ka përfunduar orët e vona të mbrëmjes së shkuar, Berisha edhe Rama, kanë folur shkurtimisht për mediat. Nga ana e tij, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u shpreh se ka ende shumë punë për t’u bërë.
24/05/2010 - PS vendos pjesëmarrjen e përhershme në Kuvend
Partia Socialiste ka vendosur sot ndërprerjen e bojkotit, duke u rikthyer në Parlament, kësaj here duke marrë pjesë vazhdimisht në seancat parlamentare por edhe në komisionet hetimore. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, duke kthyer kështu normalitetin parlamentar.
11/06/2010 - PE draft për krizën: Nëse s’pranohet, “ngrihen” vizat
Dy grupet kryesore në Parlamentin Evropian, kanë përgatitur një draft të fundit, për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. Drafti i krijuar nga Partitë Popullore Evropiane si dhe Socialdemokratët, do t’i propozohet me anë të telefonit dy liderëve kryesor të politikës shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, i cili ka theksuar se nëse drafti nuk do të pranohet, atëherë Parlamenti Evropian do të “ngrijë” të gjitha proceset integruese për Shqipërinë.
17/06/2010 - PE tërhiqet: Nuk mundëm ta zgjidhim krizën
Dy drejtuesit e dy grupimeve kryesore në PE, Joseph Daul dhe Martin Schultz, kanë publikuar një deklaratë, ku shprehen se opozita dhe maxhoranca në Shqipëri nuk mundën të gjejnë një zgjidhje. "Na vjen sinqerisht keq që qeveria shqiptare dhe opozita nuk mundën të kapërcejnë diferencat mes tyre, duke mos qenë kështu në gjendje për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm të domosdoshëm për të arritur ambiciet evropiane të vendit", thuhet në deklaratë.
08/07/2010 - Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë
Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Shqipërinë, me 359 vota pro, 258 kundër dhe 19 abstenim. Në rezolutë theksohet se integrimi i Shqipërisë është i lidhur ngushtësisht me kapërcimin e krizës politike. “Qeveria dhe opozita shqiptare duhet të kuptojnë se kapërcimi i mosmarrëveshjeve aktuale është kyç për progresin e vendit drejt integrimit në BE dhe për aspiratat e mëtejshme evropiane të shqiptarëve. Përsëriten konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm se është momenti final për gjetjen e zgjidhjes së krizës aktuale politike, dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare së bashku me opozitën për të gjetur siç duhet, në mënyre transparente dhe në respekt të plotë me kushtetutën shqiptare, zgjidhjet e nevojshme për rrugën e vendit drejt BE-së”, thuhet në një amendament të rezolutës.
21/07/2010 - Takim Ruçi-Patozi, zgjidhja brenda 27 Korrikut?
Gjatë mbrëmjes është zhvilluar një takim midis Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit, në tentativë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. Mësohet se takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, por gjithsesi thuhet se do të gjendet një zgjidhje brenda datës 27 Korrik, para pushimeve të verës së deputetëve.
06/09/2010 - Nis sesioni i ri parlamentar
Gjatë seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi pa humbur kohë ngritjen e komisionit hetimor me kushtet siç tha ai të kërkuara nga rezoluta e Parlamentit Evropian. “Ne mendojmë se jemi ende në kohë për të ndryshuar situatën. Mjafton që ju të keni vullnet pozitiv, jo me deklarata por me vendime. Kërkojmë të ngrihet komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit me shumicë dhe kryesim të opozitës, dhe objekt hetimor sipas rezolutës së PE. Të hetohen materialet zgjedhore dhe aspekte të tjera zgjedhore. Me materiale zgjedhore nënkuptohen dhe fletët e votimit, si te tilla plotësisht të hetueshme, me që e parashikon rezoluta e PE", theksoi Ruçi në Parlament.
13/09/2010 - Berisha dërgon në presidencë ndryshimet në qeveri
Menjëherë pas vendimit të LSI-së për ndryshime në ministritë e drejtuara prej saj, Kryeministri Sali Berisha, ka dërguar në presidencë ndryshime për të marrë dekretimin e kreut të shtetit. Ndryshimet e bëra ishin: Ilir Meta emërohej ministër i Ekonomisë ndërkohë që Edmond Haxhinasto emërohej ministër i Jashtëm.
05/10/2010 - Çavushoglu: Kutitë, zgjidhja nga Komisioni i Venecias
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavushoglu, gjatë një konference shtypi në Strasburg, u shpreh se deputetët duhet të jenë në Parlament pasi për këtë arsye janë zgjedhur nga populli. Duke folur për çështjen e hapjes së kutive, Çavushoglu u shpreh se zgjidhja më e mirë për të gjithë klasën politike shqiptare është dërgimi i çështjes në komisionin e Venecias.
09/10/2010 - Fyle letër Berishës: Zgjidh ngërçin, përgatit zgjedhjet
Tiranë – Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Stefal Fyle i ka dërguar një letë ditë më parë kryeministrit Sali Berisha, ku shpreh shqetësimin për zgjatjen e ngërçit politik në vend.“Reformat zgjedhore kërkojnë bashkëpunim me të gjerë politik dhe mbështetje në parlament. Si Kryeministër dhe kryetar i parisë kryesore në qeveri, ju ndani me të gjithë liderët e tjerë politikë përgjegjësinë për të arritur në fund të kësaj krize” shkruan Fyle.
01/11/2010 - Hetimi pa kushte, maxhoranca i përgjigjet opozitës
Maxhoranca i ka kthyer përgjigje ofertës së Partisë Socialiste për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Në letrën e nënshkruar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dërguar homologut socialist, Gramoz Ruçi, thuhet midis të tjerash, se maxhoranca pavarësisht rregullave ligjore dhe parlamentare, ka bërë mjaft lëshime, si në rastin e ngritjes së komisionit hetimor ku opozitës i jepet shumica. Më tej, letra thotë se hetimet ku ka vendosur Gjykata, opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas ajo ta dërgojë Komisionin e Venecias.
05/11/2010 - Evropianët ikin të zhgënjyer nga politika shqiptare
Një delegacion nga Parlamenti Evropian mbërriti në Tiranë për të qenë pjesë e takimit të Komitetit për Stabilizim Asociimin. Pas takimit që zgjati më shumë se një orë, shefi i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduart Kukan tha se nuk ishte arritur asgjë dhe përveç keqardhjes, ai kërkoi që palët të arrijnë kompromisin.
“Po jam i zhgënjyer sepse për herë të dytë nuk arritëm të siguronim një dokument të përbashkët. Po bëhet rutinë kjo dhe është shumë keq. Është e nevojshme të vazhdohet dialogu politik. Javën e ardhshme do jepet progres- raporti dhe opinioni nga KOmisioni Europian. Kjo që ndodhi këtu nuk është lajmi I mirë që I duhej Shqipërisë para këtyre ngjarjeve. Është një mesazh I keq për Europën që nuk u arrit pas dy ditësh pune një konsensus prej palës shqiptare” tha Kukan.
09/11/2010 - Shqipëria ngel tek statusi, Fyle: S’u plotësuan kushtet
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Stefan Fyle, duke bërë të ditur vendin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat, u shpreh se Shqipëria nuk e ka marrë këtë status, ndërkohë vendimi është dhënë pro për Malin e Zi. “I bëj thirrje Shqipërisë të vazhdojë progresin që ka arritur deri tani”, theksoi Fyle, duke shtuar se kriza politike ka lënë pas Shqipërinë, duke u bërë pengesë për integrimin.
23/11/2010 - Rama letër Berishës për hetimin e materialeve zgjedhore
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha për hetimin vetëm të materialeve zgjedhore dhe jo fletëve të votimit. Kryetari socialist Edi Rama i ka shkruar kryeministrit Sali Berisha në krye të së cilës ai shprehet se “në emër të interesave të vendit dhe në funksion të axhendës evropiane opozita e ka parë të udhës të paraqesë një ofertë të re”.
13/12/2010 -Komisioni për zgjedhjet, dështon Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve nuk mundi të merrte sot një vendim për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e shkuara. Konferenca e Kryetarëve u mblodh sërish, në vazhdim të mbledhjes së datës 6 dhjetor, për të rimarrë në shqyrtim këtë kërkese të grupit parlamentar të PS-së.
13/12/2010 - Komisioni për zgjedhjet ngrihet më 23 dhjetor
Kuvendi ka shtyrë kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve. Për këtë, kanë votuar 128 deputetë, çka do të thotë se votat u dhanë edhe nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, përveç se u shpreh dakord me shtyrjen e votimit, deklaroi se maxhoranca nuk ka vullnet për të plotësuar kërkesat e opozitës.
29/12/2010 Fletët digjen, debati për kutitë “mbyllet”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas një viti e 7 muaj debat politik për kutitë e votimit, e ka përmbyllur tashmë këtë debat, duke vendosur zbrazjen e kutive nga fletët që mbajnë votat e 28 qershorit të vitit 2009. Me këtë vendim, KQZ zbaton Nenin 176 Pika 6 të Kodit Zgjedhor. Pas këtij vendimi, pra duke nisur nga 7 janari i vitit të ardhshëm, fletët e votimit do të digjen, ndërkohë që materialet zgjedhore do të dërgohen në Arkivin e Shtetit.
/Përgatiti: Saimir Lleshi/
2010-12-31 15:42
[