Specialët “mbledhin” lazaratasit
Shoqërimi i tre të rinjve lazaratas, njëri prej të cilëve vëllai i Sabri Shurdhit, që u vra nga specialët shtatorin e vitit të kaluar ka tensionuar banorët e këtij fshati.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Ata pretendojnë se të afërmit e tyre janë dhunuar në ambientet e policisë. Për këtë shkak, dhjetëra banorë të irrituar u mblodhën dje përpara Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Me ngulm ata kërkuan shpjegime për këtë fushatë që e konsiderojnë persekutuese, veçanërisht për banorët e Lazaratit. Shoqërimi i të rinjve lazaratas, Florijan Shurdhi 25 vjeç, Tile Rabaj dhe Sami Basha, të dy 24 vjeç, u bë dje në mesditë nga policia e specialët e FNSH-së, në momentin kur ata po qarkullonin me mjetet e tyre. Policia bëri të ditur se shoqërimi është bërë për të verifikuar dokumentacionin e mjeteve me të cilat ata lëviznin. Ndërkohë, akuza në drejtim të policisë lëshon edhe Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës, për shoqërimin e një avokati. Mësohet se fillimisht janë shoqëruar Rabaj dhe Basha, kur ata po qarkullonin me një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë GJ 0140 B. Tre orë më pas, policia i la të lirë, por dy të rinjtë pretenduan pas lirimit për ushtrim dhune në ambientet e policisë përgjatë tre orëve që qëndruan aty. Të indinjuar, familjarët e tyre u mblodhën para godinës së policisë dhe kërkuan shpjegime për këto veprime. Situata është acaruar akoma më shumë, kur në ambientet e policisë është shoqëruar Florijan Shurdhi. Mësohet se 25-vjeçari, i shoqëruar me të njëjtin motiv ashtu sikurse edhe dy bashkëfshatarët e tij, është vëllai i Sabri Shurdhit, i cili u vra gjatë një përpjekjeje me armë shtatorin e vitit të kaluar me forcat speciale. Shokët me të cilët Shurdhi është ndodhur në momentin e shoqërimit pohuan se, ata ndodheshin në lagjen “18 Shtatori”, kur policia ndërhyri. Sipas tyre, Shurdhi është rrahur në momentin e kapjes. Më pas i është vënë një thes në kokë, derisa e çuan në makinën “IVECO” të policisë. Shoqërimet e djeshme të policisë rritën ndjeshëm tensionin në Gjirokastër ku dhjetëra lazaratas u dyndën para godinës së policisë në shenjë proteste. Disa prej tyre morën kontakt edhe me kryetarin e Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, të cilin e informuan për situatën. Ndërkohë, po dje reagoi Dhoma e Avokatisë, e kryesuar nga Arjan Sotiri. Shkak sipas tyre është prangosja për pak kohë e avokatit Bernard Aliko. Avokati me origjinë lazaratase u prangos nga policia në një lokal në qytet. Në deklaratën e institucionit pohohet se policë me maska i kërkuan atij të çohej dhe ta shoqëronin në drejtim të kryeqytetit pa i dhënë shpjegime. Avokati 40-vjeçar, tha se i kërkoi shpjegime policisë, urdhër-shoqërimin si dhe arsyen, ndërsa u ka bërë të ditur se ishte përfaqësues ligjor. Sipas avokatit, veprimet e policëve ishin skandaloze dhe aspak profesionale, pasi është e paligjshme të prangoset një qytetar i lirë për të mos thënë një avokat pa i shpjeguar motivin. Më pas, policia e la të lirë avokatin, duke i kërkuar ndjesë pasi e kishin ngatërruar me një tjetër person. Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës e ka denoncuar tashmë këtë fakt në instancat më të larta në Tiranë, duke deklaruar dhe pezullimin e punës për 1 javë, në shenjë proteste për veprimet e policisë.