E Diel, 1 Nëntor 2026

7 milionë Euro të Qeverisë Spanjolle që po riciklohen në mënyrë të paligjshme nga Besa

>Shteti Shqiptar i dha Besës paratë e ndihmave të huaja për Shqipërinë
Në vitet 2004-2006, Fondacioni Besa ka marrë një kredi nga Agjencia Spanjolle për Kooperim dhe Bashkëpunim në vlerë 7 milionë Euro. Këto fonde të cilat janë ndërmjetësuar nga Qeveria Shqiptare (e cila është edhe garantues dhe ndërmjetësues i këtij fondi) kanë vazhduar të qarkullojnë në tregun shqiptar të kredisë edhe pas Qershorit 2007 dhe vazhdojnë përsëri edhe sot në mungesë të plotë të liçensës së detyrueshme për të ushtruar veprimatri kredidhënieje sipas Ligjit Nr. 9662, datë 18.12.2006 për Bankat në Republikën e Shqipërisë. Në këtë ligj përcaktohet qartësisht në Nenin 6, Ndalimet në ushtrimin e veprimtarisë bankare pika 2. ku përcaktohet qartësisht se Asnjë subjekt nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në territorin e Republikës së Shqipërisë pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë..
Tashmë është e qartë që Fondi Spanjoll prej 7 milionë eurosh është përdorur nga Fondi Besa prej 1 viti e gjysëm (që nga Qershori 2007) në dhënie kredish të paligjshme që sipas nenit 90 të Ligjit 9662, Neni 90, Ushtrimi i palicencuar i veprimtarisë përcaktohen qartë ndëshkimet penale:
1. Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Siç rezulton, kemi të bëjmë me shkelje të rëndë penale edhe sepse në këtë marëdhënie ku fondet e taksapaguesve spanjollë janë përdorur për të dhënë kredi të paligjshme, kanë implikuar edhe shtetin shqiptar që ka qenë ndërmjetës në këtë përpjekje të shtetit spanjoll për të luftuar varfërinë në Shqipëri. Dëmi që i është bërë seriozitetit të institucioneve spanjolle shtetërore, Agjencisë Spanjolle për Kooperim dhe Bashkëpunim dhe INSTITUTO DE CREDITO OFFICIAL (www.aecid.es) është i rëndë pasi reputacioni i institucioneve financiare ndërkombëtare është shumë delikat dhe interesi i tyre për të ndihmuar Shqipërinë vihet në dyshim. Pasojat janë të rënda edhe për shtetin shqiptar pasi ai nuk ka ushtruar kujdesin e duhur për të parandaluar këtë veprimtari kriminale dhe duke pasur parasysh se kredia që ka marrë Soros në Shqipëri ka pasur si palë ndërmjetëse garantuese Qeverinë Shqiptare. Po sipas nenit 90, Ushtrimi i palicencuar i veprimtarisë, pika 2, thuhet se 2. Kur nga veprimet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërorë, kryerja e veprimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.
Duke pasur parasysh se Besa nuk e ka për herë të parë gjobitjen nga shteti shqiptar, veprimtaria e saj financiare kriminale, ka implikuar drejtpërdrejt Qeverinë Spanjolle dhe Agjencinë e saj që duhet të ndihmojë Shqipërinë në një aktivitet me ndëshkime të qarta penale. Ndërkohë që vetë interesat e kësaj kredie të butë që Besa duhet të paguajë, janë siguruar në mënyrë të paligjshme nga një aktivitet i paligjshëm. Dhe këtu çështja komplikohet më tej. Sepse, a mund të konsiderohet e pranueshme nga pala spanjolle sigurimi i interesave kur ato janë realizuar nga veprimtari të paligjshme të Soros në Shqipëri?
Po ashtu si rasti spanjoll, apo më i rëndë akoma, rasti i denoncuar në numrin e djeshëm nga gazeta Sot, ku Besa me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, mashtroi duke përfituar 5 milionë Euro kredi nga Banka e Këshillit të Europës, ka edhe raste të tjera të implikimit të institucioneve ndërkombëtare. Dhe këto do të trajtohen në ditët në vazhdim në shkrime të veçanta në numrat e ardhshëm të gazetës Sot.
Ndërkohë që praktikave të paligjshme të marëdhënies së Besës me këto institucione ndërkombëtare që kanë synuar të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët, iu shtohet edhe një praktikë akoma dhe më e rëndë që përbën një nga skandalet më të rënda të kohëve të fundit me veprimtarinë spekulative financiare të George Soros i cili po përpiqet të grabisë qindra miliona dollarë të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve nëpërmjet Fondacionit të tij Soros dhe rrjetit të tij mafioz.
Shumë shpejt institucionet ndërkombëtare do të përfshihen në një hetim dhe auditim ndërkombëtar të parave që ata i dhanë shqiptarëve të cilat po ua grabit Soros nëpërmjet zyrtarëve shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë aferë të pisët korrupsioni dhe spekulacioni financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›