Statistika/ Ndeshjet ndërkombëtare të lojtarëve të Kombëtares

Rekordmeni shqiptar i ndeshjeve ndërkomëbtare është ish-portieri i përfaqësues Foto Strakosha, që me bluzën kuqezi zhvilloi 73 takime ndërkombëtare për një periudhë 15 vjecare në vitet 1990-2005.
Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës, Altin Rraklli dhe sulmuesi aktual i Lacios, Igli Tare kanë zhvilluar nga 63 ndeshje, por nëse Rraklli ka shënuar 11 gola (0.17 gola për ndeshje), ku tregues për Taren që kla shënuar 9 gola, është 0.14 gola për ndeshje.
Në vend të katër dhe te pestë janë dy lojtarë të njohur: Rudi Vata dhe Alban Bushi, rekordmeni shqiptar që kryeson klasfikimin special të golashënuesve me 14 gola.Të dy futbollistët kanë luajtur në 59 takime. Por nëse shkodrani me banim në Skoci, Rudi Vata është tërhequr në vitin 2001 nga ekipi Kombëtar, tiranasi ALban Bushi, vazhdon të jetë në shërbim të përfaqësueses dhe tashmë është në listën e thirur edhe nga trajneri i ri i kuqezinjve, kroati Oto Baric.
Me 51 ndeshje është Altin Haxhi, që renditet i shtati për nga numri i ndeshjeve, me 2 më shumë se Altin Lala i Hanover 96. Të dy lojtarët kanë shënuar nga 2 gola në takimet ndërkombëtare.
Nga lojtarët që janë ende aktivë, por edhe të skeduar në listat e sektorit të ekipeve kombëtare, janë edhe Edvin Murati (40 ndeshje, 4 gola), Besnik Hasi (38, 1), Ervin Skela (38, 6), Klodian Duro (34, 1), Elvin Beqiri (29, 0), Erion Bogdani (29, 7), Devi Muka (28, 1), Florjan Myrtaj (26, 3), Adrian Aliaj (25, 8), Lorik Cana (20, 1) e deri te më të rinjtë si Endrit Vrapi (2, 0), Debatik Curri (1, 0) apo Bekim Kastrati (1, 0).
Nga portierët, pas legjendës Strakoshëa (73 ndeshje), i dyti është Perlat Musta (23) dhe më pas vinë Arjan Beqaj dhe Blendi Nallbani me nga 18 ndeshje secili. Ilion Lika, portieri i parë aktual i katëkndëshit kuqezi ka zhvilluar 8 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa portieri i Tiranës, Isli Hidi e ka cuar në 3 numrin e aktivizimeve.
Përgatiti: Franc Hoxha