E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët e MASH-it: Si duhet të plotësoni formularin A2



Avushe Zhuka
Maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në plotësimin e Formularin A2,në mënyrë që ai të jetë i rregullt dhe të mos shkaktojë s’kualifikimin e menjëhershëm. Formulari A2 do të plotësohet me listën e notave të provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje, me notën mesatare dhe listën e degëve. Lista e degëve zë pjesën më të madhe të Formularit A2. Çdo formularë përmban të dhënat për secilin nxënës që ka plotësuar formularin A1 dhe ka plotësuar kërkesën për provimet me zgjedhje. Të dhënat për secilin maturantë janë vendosur duke iu referuar formularit A1. Përmbajtja e formularit është e tillë, në krye të Formularit A1 është sigla e Maturës 2007, emri i shkollës, rrethi dhe numri i identifikimit të shkollës.
Plotwsimin

Në pjesën qendrore sipër është vendosur ID e nxënësit, Emri, Atësia dhe Mbiemri i tij, klasa që ka mbaruar, si dhe kodifikimi i këtyre të dhënave..Në këtë mënyrë sipas MASH shmanget çdo lloji ngatërrese. Maturanti nuk mund të marr një formular që nuk i përket atij por dikujt tjetër. MASH këshillon nxënësit që të mos nxitohen por ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur degët që preferojnë. Maturanti duhet të jetë shumë i kujdesshëm në plotësimin e listës së degëve. Në këtë listë janë të renditura të gjitha degët për secilin universitet të Shqipërisë mbetet vetëm të shënoni ato që dëshironi të ndiqni. Në krah të emërtimit të çdo dege, ka një numër me 3 shifra, që përfaqëson degën. Duhet lexuar me kujdes lista e degëve, për të ndaluar në degët e universitetit ku dëshironi të ndiqni studimet. Sipas udhëzimit të MASH-it, duhet të lexohen me kujdes degët e atij universiteti dhe për një degë që preferoni, mbani shënim numrin e degës dhe emërtimin e saj.
Formulari
MASH bën të ditur se ka shpërndarë në Drejtoritë Arsimore formularët A2 dhe maturantët do të kenë mundësi ta plotësojnë atë menjëherë pas shpalljes së rezultateve të provimeve. MASH këshillon të gjithë maturantët të presin shpalljen e rezultateve të provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, para se ta plotësojnë këtë formular, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në bazë të pikëve të grumbulluara. Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. MASH këshillon të gjithë maturantët të presin shpalljen e rezultateve të provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë, para se ta plotësojnë këtë formular, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në bazë të pikëve të grumbulluara. Ashtu si edhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve sipas parimit Meritë – Preferencë, sipas të cilit, parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të provimeve të Maturës Shtetërore. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre.

Hapat që duhet të ndjek çdo maturant
Në fillim maturantët mund të fotokopjojnë formularin për t’u praktikuar, por duhet të dorëzojnë formularin origjinal të plotësuar. Ata duhet të lexojnë me kujdes udhëzimin për plotësimin e A2. Në fillim mësuesi kujdestar bashkë me maturantin plotësojnë mesataren e shkollës së mesme me numra dhe me fjalë. Pasi është vendosur për programet e studimit të preferuara dhe renditjen e tyre, plotësohet kodi i programit të studimit për secilën preferencë, nga preferenca 1 deri në preferencën e 10. Pas kësaj në kuadratin pranë programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit, i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës duhet të plotësojnë emrin, mbiemrin dhe të firmosin formularin A2. Më pas duhet të plotësohet lista e degëve të preferuara.

Mund të plotësoni deri në 10 degë të preferuara
Në plotësimin e Formularit A2, çdo maturantë ka të drejtë të shënojë 10 degët e tij të preferuara. Nuk ka ndonjë ndryshim nga viti I kaluar lidhur me numrin e degëve që mund të vendosësh në listë. Para se të rendisni preferencat duhet të bëni një llogaritje të përafërt të pikëve që keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj konsultoni te Guida e Maturës Shtetërore 2008 pikët minimale për çdo program studimi që kanë bërë fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment ju do keni një ide se çfarë programe studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve. Pas kësaj formoni një listë ku programet e studimit i rendisni jo vetëm sipas preferencave, por edhe mundësisë që ju keni për të fituar në këto preferenca. Pra, e para (programi i parë) do të jetë dega që preferoni më shumë dhe, e dyta ajo që preferoni, nëse nuk do të fitoni në Preferencën e parë, e kështu me radhë deri te preferenca 10. Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe Formulari quhet i pavlefshëm. Nëse nuk keni 10 preferenca, kutitë mund ti plotësoni me tre. Preferenca më e lartë është Preferenca 1. Kjo, për arsye se mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë. Kontrollohet Preferenca 1, nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në universitet. Nëse nuk jeni fitues në Preferencën 1, kontrollohet Preferenca 2 e kështu me radhë deri në Preferencën 10. Shpalleni fitues, nëse keni mbledhur pikët e nevojshme, në Preferencën më të lartë. Fitues jeni vetëm në një degë, në atë të preferencës më të lartë edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera.
Formulari A2 do të plotësohet duke filluar nga data 22 korrik
Formulari i A2 do të plotësohet datës 21 korrik, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe shpërndarjes së notave të të gjitha provimeve të Maturës Shtetërore. Janë pikërisht këto dy provime,nota mesatare e maturantit si dhe zgjedhja e duhur e degëve që do të ndikojnë në përcaktimin e degës në të cilën mund të regjistrohen të rinjtë për të vazhduar studimet në universitete. Sipas MASH, që nga data 22 korrik, maturantët do të duhet të përzgjedhin dhjetë preferenca në formularin A2, ku janë të listuara më shumë se 225 programet që do të ofrojnë universitetet publike për vitin e ri akademik 2010-2011. Renditja e preferencave duhet të bëhet me rend zbritës, duke filluar nga dega më e preferuar e deri tek ajo më pak e pëlqyera. Sipas udhëzimeve të bëra publike nga kjo ministri , përcaktimi i kandidatëve fitues bëhet pas llogaritjes së pikëve përkatëse për të dhjetë preferencat e listuara në formularin A2. Shpërndarja e formularit të preferencave do të kalojë nga APRIAL-i, drejt drejtorive arsimore, të cilat do t'i kalojnë më pas në shkollat përkatëse për secilin maturant. Rregullorja parashikon se maturantët do të kenë një afat kohor prej dy javësh për plotësimin dhe dorëzimin e formularëve. Kjo procedurë kërkohet të kryhet edhe nga ata kandidatë që do të aplikojnë për ndjekjen e akademive, qofshin këto sportive apo artistike, për të cilat konkursi i pranimit do të zhvillohet në nisje të muajit shtator.

20 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›