E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetrol shlyen 8.1 milion USD detyrime ndaj buxhetit të shtetit në katër muaj

Tiranë, 14 qershor, NOA - Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol, ka prodhuar 50.328 ton naftë në katër muajt e parë të vitit 2010, nga 45.905 ton të programuar ose e thënë në përqindje, prodhimi i naftës prej saj për këtë periudhë është 109.64 %.

Kjo bëhet e ditur në një informacion që Albpetrol i ka dërguar së fundmi ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, mbi aktivitetin e kompanisë në katër muajt e parë të vitit 2010, mbështetur në programet e miratuara nga Drejtoria dhe Këshilli Mbikqyrës.

Sipas këtij informacioni që mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Albpetrol,

Ferdinand Murati, prodhimi total i naftës, përfshirë edhe atë që Albpetrol sh.a përfiton nga marrëveshjet hidrokarbure, është realizuar 78.285 ton nga 76.557 ton të programuar, ose 102.26 %.

Mbështetur në treguesit operativë nga përllogaritjet rezulton se Albpetrol ka realizuar shpenzime në masën 23.15 milion USD dhe të ardhura në masën 26.23 milion USD, duke realizuar një fitim prej 2.08 milion USD.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe Albpetrol sh.a ka likujduar detyrime ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.1 milion USD në ndryshim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilën nuk ishte likuiduar asnjë detyrim ndaj buxhetit të shtetit, dhe njëkohësisht duke likuiduar edhe detyrime të vitit 2009.

Përsa i përket marrëdhënieve të Albpetrol me kompanitë e huaja, në informacionin dërguar ministrisë së Ekonomisë thuhet se Albpetrol sh.a mbështetur në marrëveshjet Hidrokarbure të nënshkruara është partner në këto marrëveshje sipas vendburimeve respektive me kompanitë Bankers Petroleum Ltd dhe Stream oil & Gas Ltd, me të cilat ka një partneritet të mirë dhe në përputhje me marrëveshjet e miratuara nga qeveria shqiptare.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›