E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specializimet studentet ne proteste

Studentët e mjekësisë kanë protestuar sërish për procedurat që u ndoqën për fituesit e specializimeve. Ata sërish akuzojnë dekanatin dhe profesoratin, që ka marrë pjesë gjatë testimit se nuk kanë zbatuar rregulloren. Ata i bëjnë thirrje prokurorisë, që të intensifikojë hetimet.

"I bëjmë thirrje prokurores së përgjithshme të marr masa dhe të intensifikojë hetimet, pasi sot po vuajmë ne, por nesër do të vuajnë të gjithë ata të sëmurë që vuajnë nga këta mjekë të përzgjedhur me logjikën e horoskopit. Ditën e mërkurë, datë 19.1.2011, ora 11:00është afati i fundit për shpalljen e datave të reja për konkurset me gojë, në rag departamenti, sipas rregullores. Aty do tëmblidhen të gjithë dhe do të vendosim për përshkallëzim të protestës në rast të mos plotësimit të kërkesës sonë të ligjshme", tha Erion Stoiku, studentet i departamentit të kirugjisë maksimo-faciale.

Aktualisht studentët, kanë zhvilluar takime edhe me rektorin e universitetit të Tiranës, Dhori Kule por për pas më shumë se dy javësh protestash dhe takimesh, ata nuk kane marrë një zgjidhje konkrete, dhe një pergjigje për pyetjen që ngrejnë, se si janë zhvendosur studentet jo fitues, në listat e fituesve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›