Vetëvritet duke kërcyer nga kati i pestë

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 18:41
Të shtunën rreth orës 17:00 ka ndodhur një rast i vetëvrasjes në lagjen “Tjegullorja” në Mitrovicë.
Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur të kenë parë një trup të pajetë, i cili dyshohet se ka kërcyer nga kati i pestë i një ndërtese të kësaj lagje.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjekët e repartit të urgjencës në Mitrovicë.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia. Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, viktima është rreth 40-vjeçar, ndërsa në lidhje me rastin ka përjashtuar çdo mundësi të kryerjes së veprës penale.