E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spekulimet në treg kanë rritur çmimet

Në analizën paraprake, grupi i punës në ministri ka evidentuar se tregu ka pasur ecuri normale, por disa biznese kanë spekuluar ndjeshëm me çmimet, veçanërisht me çmimin e bukës. Vlera e grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare, por në muajt e fundit ka pasur qetësi në bursa duke ruajtur çmimet. Ministria e Financave u ka kërkuar autoriteteve të pavarura që të ndërhyjnë dhe të shohin se ku spekulohet dhe ku prishet konkurrenca dhe të mos kursehet më me gjobat dhe penalitetet. Ministria e Financave ka rritur kontrollet e veta duke paralajmëruar se ata që rrisin çmimet do të duhet të sjellin më shumë para në buxhetin e shtetit. Zëvendësministri Shehu ka bërë të ditur se taksat do të mblidhen me korrektësi pavarësisht se mund të ketë fshehje të ardhurash. “Ne i kemi në përqindje mbi çmimet e mallrave dhe në qoftë se rriten çmimet në treg, atëherë kjo do të thotë që duhet të rriten edhe të ardhrat në buxhetin e shtetit. Teknikisht, buxheti i shtetit do të kishte pastaj më shumë mundësi për të bërë kompensimet e efekteve që do të kishte rritja e inflacionit”, - është shprehur Shehu për median.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›