E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi, ideja për 3 për qind rritje të pagave te privati

Grupi i punës po diskuton idenë e një kompensimi për të punësuarit në privat që kanë paga minimale me të paktën në masën e 3-përqindëshit, aq sa është rritja mesatare e çmimeve. Gjithsesi, do të rishikohet edhe një herë për të parë sasinë e kompensimit, sasinë e përfituesve, si dhe çfarë efekti do të ketë në buxhetin e shtetit. Pritet të rishikohet edhe mundësia e ndërhyrjes te privati për këtë kompensim. Tashmë është i ditur kompensimi që do të përfitojnë të gjitha pagat e ulëta dhe të mesme të punonjësve buxhetorë. Pagat e ulëta konsiderohen pagat minimale, pra ato 17 mijë lekëshe, ndërsa pagat e mesme nga 25 mijë deri në 30 mijë lekë. Kjo kategori, që përfiton këto të ardhura në shtet, pritet të kompensohet pa diskutim brenda grupit. Pensionet e kanë të përcaktuar me vendim qeverie masën e kompensimit të mundshëm si dhe kategoritë që përfitojnë. Akti i qeverisë ka përcaktuar edhe kategoritë që mund të përfitojnë kompensim financiar. Pensionistëve, atyre që përfitojnë pensione qyteti, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, edhe mbas rritjes nuk u preken të gjitha kompensimet e të ardhurave mujore të përfituara nga vendimet e veçanta të Këshillit të Ministrave. Sipas Udhëzimit, kompensimi do të jetë i përcaktuar dhe i paprekur, edhe pse pensioni mund të jetë rritur kohët e fundit. Njëkohësisht, po t’i referohemi pikës numër tetë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për të gjithë pensionistët e fshatit që përfitojnë pensione pleqërie, invaliditeti dhe familjare, nuk preken kompensimet e të ardhurave mujore të përfituara nga vendimi i qeverisë që përcakton të ardhurat nga kompensimi.

14 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›