E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët synojnë Championsin

Faza e barazhit në Ligën e Kampionëve do të jetë e mbushur me shqiptarë. Do të jenë pesë skuadra ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, që do ta kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve ku i pret Napoli i Blerim Xhemajlit dhe Baseli i Xherdan Shaqirit e vëllezërve Granit e Taulant Xhaka. Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 13:01

Pesë skuadra ku aktivizohen futbollistët shqiptarë synojnë t’u bashkohen Napolit të Blerim Xhemajlit dhe Baselit të Xherdan Shaqirit e vëllezërve Granit e Taulantë Xhakës, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

E para, Twente e Emir Bajramit do të luajë të martën (sonte) ndaj Benficas. Në letër, klubi portugez është më i fuqishëm, por mesfushori kosovar me shokë nuk do të dorëzohen deri në momentet e fundit.

Kurse, të mërkurën do të jetë radha e katër ekipeve të tjera të shqiptarëve. Përballje interesante do të jetë ajo ndërmjet Dinamo Zagrebit, ku aktivizohet Fatos Beqiraj dhe Malmos së Agon Mehmetit e Dardan Rexhepit. Të dyja skuadrat i kanë bërë llogaritë e tyre dhe do ta kërkojnë një biletë që çon në fazën e grupeve, që do të ishte sukses historik për të dyja palët.

Odense e Bashkim Kadrit po impresionon në fazën preliminare të këtij kompeticioni. Por, në fazën e barazhit, ekipin danez e pret punë e vështirë ndaj skuadrës spanjolle, Villarreal. Ndërsa, më së vështiri do ta ketë Zurichu i Admir Mehmedit e Adrian Nikçit.

Nënkampioni zviceran do të ketë punë me gjigantin gjerman, Bayern Munich, i cili është favorit në këtë duel. Sidoqoftë, gjithçka pritet të vendoset në fushë, pas ballafaqimeve të dyfishta në mes të këtyre skuadrave. Takimet e para luhen këtë mesjavë, kurse ato të kthimit, javën tjetër.

Liga e Kampionëve

E martë
Arsenal – Udinese20:45
BATE B. – Sturm Graz20:45
Copenhagen – Plzen20:45
Twente – Benfica20:45
Lyon – Rubin Kazan20:45

E mërkurë
Bayern Munich – Zurich20:45
Dinamo Zagreb – Malmo20:45
Maccabi Haifa – Genk20:45
Odense – Villarreal20:45
Wisla Krakow – APOEL20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›