E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spindelegger: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë – korrekte zgjedhja e Presidentit

15-06-2012 / Gazeta 55

Ministri Haxhinasto pritet nga homologu austriak. 100 Vjetori i Pavarësisë, përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut kthehen në Shqipëri

Në kuadër të vizitës në Vjenë, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punёve tё Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger. Dy zyrtarët diskutuan për bashkëpunimin dypalesh, integrimin në BE, dhe situatën në rajon. Ministri i Jashtëm austriak, Spindelegger veçoi se gjatë takimi u diskutua për çështjet e integrimit të Shqipërisë.
Kryediplomati austriak theksoi gjithashtu se përkrenarja dhe shpata e Skendërbeut do kthehen në Shqipëri në 100 vjetorin e Pavarësisë.
Nga ana tjetër, ministri Haxhinasto theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, e cila faktohet edhe numri i madh i bizneseve austriake në vendin tonë. 
Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në procesin e reformave dhe për procesin e integrimit në BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›