Të rritet bashkëpunimi KiE-OSBE, për forcimin standardeve tё demokracisё
Ministri i Jashtëm, Haxhinasto në Vjenë promovon bashkëpunimin rajonal, si njё tjetёr prioritet kryesor i Presidencës shqiptare të KiE
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punёve tё Jashtme, Edmond Haxhinasto mbajti një fjalë dje në Kёshillin e Pёrhershёm tё OSBE-sё, nё cilësinë e tij si Kryetar i Komitetit tё Ministrave tё Kёshillit tё Evropёs.
Haxhinasto informoi shtetet pjesёmarrёse pёr prioritetet e presidencёs Shqiptare tё Komitetit të Ministrave tё KiE dhe u ndal te rёndёsia e thellimit tё bashkёpunimit mes dy organizatave.
Bazuar nё Moton “Tё Bashkuar nё Diversitet”, Presidenca shqiptare ka pёrzgjedhur si prioritet kryesor promovimin e tolerancёs, dialogut ndёrkulturor dhe harmonisё ndёrfetare. Kёto vlera karakterizojnё prej shekujsh shoqёrinё shqiptare dhe pёrbёjnё njё sfidё pёr Evropёn e shekullit tё 21, shtoi më tej Haxhinasto.
Nё vijim, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punёve tё Jashtme, Edmond Haxhinasto u ndal te promovimi i bashkёpunimit rajonal, si njё tjetёr prioritet kryesor i Presidencёs shqiptare. Ai shprehu besimin e tij pёr rritjen e angazhimit tё KiE-sё nё Kosovё, me qёllim forcimin standardeve tё demokracisё, tё drejtave tё njeriut dhe sundimit tё ligjit aty.
Ndёrhyrja e Haxhinastos u pёrshёndet nga ambasadori i Danimarkёs, i cili foli nё emёr tё BE-sё dhe vendeve kandidate, por edhe nga ambasadorët e SHBA-ve, Rusisё, Ukrainёs, Zvicrёs, Serbisё, Andorrёs dhe Gjerogjisё si dhe nga pёrfaqёsuesi i Asamblesё Parlamentare tё OSBE-sё.
Gjatё vizitёs sё tij nё Vjenё, Ministri Haxhinasto u takua edhe me Sekretarin e Pёrgjithshёm tё OSBE-sё, Ambasadorin Lamberto Zannier, i cili pёrgёzoi Shqipёrinё pёr zgjedhjen e presidentit tё ri.
Haxhinasto ftoi Sekretarin e Pёrgjithshёm Zannier pёr tё marrё pjesё nё konferencёn e nivelit tё lartё pёr promovimin e tolerancёs, dialogut ndёrkulturor dhe harmonisё ndёrfetare, qё do tё zhvillohet nё Tiranё nё fillim tё nёntorit 2012. Sekretari i Pёrgjthshёm Zannier e pranoi ftesёn me kёnaqёsi.