Spindelegger: Kosova në BE brenda vitit 2020

Vjenë, 18 janar, NOA Bashkimi Evropian do të
ndërmarrë një nismë të re për Ballkanin Perëndimor, me synimin e përfshirjes së
këtij rajoni sa më parë në strukturat e tij brenda vitit 2020. Ndërsa në lidhje
me Kosovën, kjo strategji përcakton në mënyrë të veçantë përfshirjen e saj në
BE-së pasi të njihet nga të gjitha shtetet e këtij organizmi. Një fakt i tillë është
bërë me dijeni nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger i cili ka paralajmëruar gjatë
një deklarate të tij për mediat fillimin e kësaj nisme për Ballkanin Perëndimor
në BE.
Ai ka shprehur bindjen se deri në vitin 2020
Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë anëtare me të
drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Ndërsa në lidhje me Kosovën ministri austriak
ka qenë më i kujdesshëm duke thënë se aty është e nevojshme që të ndodhin mjaft
gjëra.
Ai ka sqaruar se së pari është e domosdoshme
që të gjitha vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Më tej ka shtuar se përafrimi i Kosovës me Bashkimin
Evropian, ndërkaq është pjesë e planit të nismës austriake për Ballkanin
Perëndimor.
n.e/NOA