Spindelegger: Më 1 janar,jo liberalizim vizash

Liberalizimi i vizave me datë 1 janar nuk është i mundur për Shqipërinë pavarësisht progresit të madh që ajo ka bërë në sektorë të rëndësishëm. Ky ka qenë mesazhi kryesor që ka përcjellë ministri i jashtëm austriak Michael Spindelegger gjatë vizitës së tij në Tiranë menjëherë pas një takimi me homolugun e tij shqiptar Ilir Meta.
Ai tha se Shqipëria ka bërë hapa drejt liberalizimit të vizave, por ky proces nuk është mbyllur akoma. "Nuk do të ishte realiste që më 1 janar Shqipëria të përfshihej në këtë proces. Sa më shpejt të plotësohen kushtet, aq më shpejtë Shqipëria do të përfitojë", tha kryediplomati austriak. Michael Spindelegger tha se Austria do mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. "Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj integruese. Por Shqipëria duhet të bëjë një rrugë të mirë për të plotësuar reformat dhe procedurat për të arritur këtë objektiv", tha ai.
Sipas ministrit të Jashtëm austriak, kërkesa e Shqipërisë për në BE duhe të trajtohet njësoj me vendet e tjera. "Por për shqytimin e kësaj kërkese duhet të ketë stabilitet dhe klimë konsensusi në vendin tuaj", shtoi ai.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm Meta dhe se aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat do shqyrohet në momentin që të gjitha vendet do japin përgjigjet e tyre pozitive. "I vetmi problem ka të bëjë me mbledhjen e parlamentit të ri gjerman, ku janë vendosur procedura të reja ku edhe parlamenti duhet të japë pëlqimin e tij në vendimet e qeverisë që kanë të bëjnë më BE-në", shpjegoi ai.
Meta tha se klima politike duhet të jenë konstruktive në këtë proces dhe i bëri apel opozitës të hyjë në Kuvend. "Çdo gjë që varet nga vullneti i qeverisë dhe maxhorancës.