E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, falen kamatëvonesat e fermerëve



Qeveria dërgoi në Kuvend një projektligj për faljen e kamatëvonesave për fermerët në kontributet e detyruara për sigurimet shoqërore. Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme të papaguara me kushtin e vetëm që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen brenda datës 31 mars të vitit 2010. Njëkohësisht, falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore të papaguara para hyrjes në fuqi të kësaj nisme ligjore. Kjo nismë ligjore është ndërmarrë me qëllim rritjen e kontribuuesve në sigurime shoqërore nga të vetëpunësuarit në bujqësi. Masa e kontributit është pothuaj simbolike. Në zonat fushore një fermer paguan 14 400 lekë në vit gjithsej për të pasur pension, ndërsa fermerët në zonat malore paguajnë nga 7 800 lekë deri në 9 300 lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›