E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e dëshmitarëve, zgjerohet rrethi i të mbrojturve



Komisioni i Ligjeve nisi dje shqyrtimin e projektligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë. Deputeti Gent Strazimiri mbrojti këtë nismë, duke thënë se nisma e re përmirëson ligjin aktual. Sipas tij, do të rritet kuadri ligjor për mbrojtjen e dëshmitarëve, duke zgjeruar rrethin e krimeve. “Drafti rregullon masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si dhe organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes”, - tha Strazimiri. Projektligji i ri përmban risi, duke përfshirë që nga në mbrojtje më e fortë ndaj dëshmitarëve e deri në dëshmi me emër të rremë për të siguruar më shumë jetën e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›