E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohen 21 kg drogë, pranga tre shtetasve

“Autovetura tip Ford Mondeo me targë të huaj R 173 VTË është bllokuar në aksin rrugor Golem-Durrës sot rreth orës 05.00”, njoftuan burime zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut, duke shtuar se, "gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e autoveturës u gjetën 20,637 kg canabis sativa e presuar”.Sipas burimeve, shtetasit Briano Dosku, 20 vjeç nga Librazhdi; Maringlen Basha, 23 vjeç nga Lazarati dhe Rinor Hajdari, 22 vjeç, banues në Librazhd që udhëtonin në autoveturë janë ndaluar menjëherë nga policia dhe gjatë kontrollit fizik u janë gjetur në trup sasi të vogla disa gramësh të lëndës narkotike. Autovetura dhe sasia e lëndës narkotike, është sekuestruar, ndërsa një grup hetimor po punon në bashkëpunim me organet e prokurorisë për të sqaruar destinacionin e saj.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›