E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë 5 avokatë, shtyhet seanca për Gërdecin

Pesë avokatë kanë munguar në seancën për ngjarjen e marsit të vitit 2008, duke detyruar trupin gjykues që të shtyjë seancën për më 29 janar. Prej disa seancash, procesi për çështjen "Gërdeci" ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në fshatin Gërdec, ku si pasojë e një shpërthimi në ish-fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona. Për këtë ngjarje akuzohen 28 persona.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›