E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiralja e dhunes ne fushate

Spiralja e dhunes ne te cilen po hyn fushata elektorale po ngre pikepyetje serioze per mosveprimin e drejtesise ndaj fakteve publike qe provojne fajtoret. Pervec krye-skandalit te komandantit te RENEA-s me pasuesin e Bashes ne detyre ka dhe kater- pese raste te tjera flagrante sic ishte dhe rasti i perplasjes se opozites me nje cete tropojanesh ne bulevard per nje cader elektorale ku shihet qarte frymezimi politik i dhunes nga Berisha.

Argumentet perse drejtesia nuk po vepron po behen perdite e me te lodhshme pasi sipas tyre ata nuk duan te nderhyjne ne procesin elektoral. Ky kompleksim i drejtesise prej Berishes po zbulon ne te vertete projektin e tij per ta lene pergjegjesine jetime dhe per te shtyre pas 8 majit gjykimin e saj.

Dy jave me pare ndersa Lulezim Basha dorezoi formalisht zyren e Ministrit te Brendshem u ngriten disa pikepyetje per njeriun qe do te ishte pergjegjes per mbarevajtjen e fushates elektorale nderkohe qe vendi nuk kishte Minister te Brendshem. Edhe pse te gjithe e dime qe Ministri i ri eshte serish Sali Berisha ka rendesi emri konkret pasi ne raste te tilla duhet te formalizohet dhe pergjegjesi ligjor per dhunen ne fushate dhe sidomos skandalin me urdhrin per perdorimin e policise kunder opozites.

Berisha i cili u duk se pati ndjeshmeri ndaj ketij debati premtoi ne nje interviste televizive se do ta zevendesonte Bashen para zgjedhjeve. Por ne fakt nuk ndodhi asgje. Basha shfaqet ne rruget e Tiranes me badigardet e gardes se Republikes qe e shoqerojne dhe dhjetera makina drejtoresh te tij ndersa zevendesin qe ka lene ne zyre e ka cuar ne prokurori nje zyrtar i larte i policise per urdhra te paligjshme per perdorimin e policise.

Dje Berisha u shfaq serish ne nje emision televiziv dhe nuk pranoi te bente komente rreth ketij skandali. Ai foli per ceshtje qe jane ne hetim sikur ato ceshtje te mos i kene shkaktuar vartes te urdheruar prej tij. Ketu shihet qarte arsyeja perse Berisha nuk e zevendesoi Lulezim Bashen ne Ministri te Brendshme. Duke vendosur aty formalisht nje figurine si Peka Berisha ne te vertete po dirigjon nje fushate nga me te dhunshmet elektorale qe nga viti 1996. Bile ne disa aspekte kjo fushate eshte edhe me e dhunshme se ajo fushate.

Ne asnje rast tjeter ne historine e fushatave elektorale ne Shqiperi nuk ka pasur kaq shume dhune gati cdo dite. Dhe gjithandej eshte protagoniste qeveria. Nje nate me pare vetem 200 mera larg zyres se kryeministrit nje grup tropojanesh te punesuar ne Inspektoratin e Policise Ndertimore u konfrontuan fizikisht me mbeshtetesit e Partise Socialiste per ngritjen e nje cadre.

Edhe pse nga pikepamja elektorale skena ishte kunder Bashes pasi dukej si nje lufte mes tropojaneve te tij dhe kryeqytetasve serish ishte e shemtuar. Po ashtu dje mbasdite nje i ri socialist u plagos me thike ndersa kalonte para zyrave te LSI ne Komunen e Parisit ndersa lajmet per dhune po shtohen ne cdo qytet te Shqiperise.

Ne gjithe kete histori shihet qarte se ka nje strategji te pushtetit per te tensionuar situaten dhe te frikesuar opoziten. Situata nese vazhdon me keto ritme mund te dale jashte kontrollit dhe ne fund te gjithe do te kerkojme Ministrin pergjegjes i cili nuk eshte ne zyre por ne fushate rrugeve te Tiranes. Ne keto kushte i vetmi mekanizem qe mund te frenoje dhunen eshte reagimi i menjehershem i prokurorise.

Skandali mes pasuesit te Bashes ne detyre dhe komandantit te RENEA-s eshte i pashembullt ne historine e policise se shtetit shqiptar dhe ai ka ndikim te drejtperdrejte mbi zgjedhjet. Prokuroria nuk mund ta trajtoje ate ceshtje si dy bura qe jane share nga nena ne telefon por si nje rrezik qe kercenon stabilitetin e Shqiperise pasi eshte denoncimi i pare qe nje zyrtar i larte i policise i ben strategjise se dhunes politike ne vend. Ajo ceshtje do pergjigje sa me shpejt mundesisht brenda dy- tri diteve.

Kjo ka shume rendesi per te ndalur spiralen e rrezikshme te dhunes ne te cilen Berisha po fut kete fushate elektorale.

Po ashtu eshte e turpshme te perflitet se pas 8 majit do te kete arrestime te zyrtareve te larte te pushtetit sidomos ata qe jane te perzjere me ceshtjen e kasetave te Dritan Priftit. Kur i pyet perse nuk mund te arrestohen me pare pergjigja eshte sa naive aq dhe demoralizuese Nuk duhet ti perdorim arrestimet ne fushate elektorale. Ne nje fare menyre Berisha ia ka arritur ti ngrije denimin e dhunuesve deri me 8 maj dhe te mos denohen. Por dhunuesit sjane ngrire. Ata po vazhdojne dhunen.

Ne te vertete nese ka nje gje per te cilen Berisha dhe Ilir Meta duhet te paguajne politikisht bile ne fushate elektorale eshte korrupsioni. Te shtysh ndeshkimin per nje skandal te tille publik per pas zgjedhjeve eshte te ndikosh realisht ne zgjedhje ne favor te hajduteve. Po ashtu eshte e turpshme qe nje ceshtje kaq urgjente sic eshte perdorimi i policise kunder opozites te shtyhet si ceshtje qe duhet te hetohet me kalimin e kohes.

Ajo ka rendesi tani nderkohe qe fushata po kryhet. Nese e gjykon pas 8 majit ska asnje vlere. Pas 8 majit gjyqin e ben Berisha dhe ne te gjithe e marrim me mend se kush do ta pesoje. Do degjojme ndonje leter anonime qe Shemsi Prenci eshte i korruptuar dhe ai do lirohet nga detyra. Problemi eshte te veprohet tani me qellim qe drejtesia te ndale spiralen e dhunes ku Berisha po fut betejen elektorale. Veprimi i menjehershem i drejtesise mund ta shmange perplasjen madhe.

Mosveprimi ne kete rast eshte perdorim shume me i madh politik i drejtesise prej pushtetit se sa veprimi i saj. Pasi sic ka thene dhe Berisha Trimat pas beteje dhe burrat pas Kuvendi si duhen akujt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›