E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat’, PS: Qeveria dështoi

Tiranë -Partia Socialiste ka denoncuar sot ngadalësimin e procesit të lëvizjes së lirë të njerëzve, fajtor për të cilën, sipas kësaj force politike është qeveria. Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Arta Dade deklaroi se Shqipëria gjendet pas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi në këtë proces, ndërsa është e grupuar në grupin e tretë së bashku me Bosnjë Hercegovinën.

“Njëherazi më lejoni të bëj me dije për opinionin publik, se qeveria sikurse ka dështuar në të gjitha premtimet elektorale që i ka paraqitur shtetasve shqiptarë edhe për lehtësimin apo liberalizimin e vizave rezulton e dështuar. Më lejoni të kujtoj, që në 2006 ministrja e integrimit premtoi që brenda 2006 do të ketë liberalizim vizash me BE dhe me vendet përkatëse të këtij bashkimi. Gjithashtu një vit më parë komisioneri Fratini erdhi në Shqipëri dhe nënshkroi marrëveshjen me qeverinë shqiptare lidhur me përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve që do të ketë Shqipëria për lehtësimin apo liberalizimin e vizave”-theksoi Dade për mediat, duke akuzuar maxhorancën qeverisëse se nuk ka përmbushur kriteret e paraqitura nga KE-ja për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në drejtim të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›