E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS’91bashkohet me FDE

Tiranë -Partia Socialiste ’91, i është bashkuar sot nismës së forumit për Demokraci dhe Etikë (FDE) për shpalljen e datës 17 janar, Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si dhe pjesëmarrjen në marshimin që do të organizohet me këtë rast. Petro Koçi, kryetar i kësaj partie, tha pas një takimi në Tiranë se “PS ’91 mbështet këtë nisëm shumë të rëndësishme qytetare që nxit dhe promovon rinovimin moral të qytetarëve shqiptarë".

Drejtuesi i FDE-së, Arian Galdini, u shpreh se, “17 janari është një ditë shumë e rëndësishme, sepse politika shqiptare do të zhvishet nga pushteti për të treguar se misioni i saj dhe arsyeja pse ajo kërkon votat e qytetarëve është për t'u shërbyer atyre". FDE është një organizatë e themeluar dhe që drejtohet nga një grup të rinjsh të angazhuar në politikë, të cilët përfaqësojnë bindje dhe parti të ndryshme politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›