LSI:Të varfrit, karta falas
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar sot qeverisë që të pajisë me karta falas të gjithë ata shtetas shqiptarë që nuk kanë mundësi ekonomike për të bërë pagesën e kërkuar për mjete të tilla identifikimi. Dritat Prifti, nënkryetar i kësaj force politike tha sot se rreth 30% e shqiptarëve janë të varfër.
“Rreth 29 për qind e shqiptarëve jetojnë sot nën nivelin e varfërisë, pra jetojnë në një varfëri të plotë, është pra 29-30 për qind pjesë e të gjithë popullsisë shqiptare, për të cilën ne i kërkojmë Qeverisë të mos kërkojë pagesë dhe t’ia afrojë kartën e identitetit falas. Pra, kjo është një shtresë e shqiptarëve që nuk e përballon dot pagesën për kartat e identitetit. Pensionistët duhet ta marrin kartën e identitetit fala”-theksoi Prifti në një komunikim me median.
Një pikë tjetër me rëndësi, është edhe pajisja e emigrantëve me karta të tilla, që sipas Dritan Priftit, shumica prej tyre e kanë të pa mundur të pajisen me karta identitetit. “Është e pamundur që emigrantët të lënë punën, shumë prej tyre nuk ka mundësi në lidhje me dokumentacionin, që të vijnë në Shqipëri dhe të bëjnë kartat e identitetit”-vijoi Priftit duke nënvizuar se duhet të shtyhet afati përtej datës 25 Shkurt, duke parë që jo të gjithë shqiptarët kanë mundësi për të ardhur në Shqipëri brenda kësaj date.