PS: Krimet po shtohen
Tiranë -Partia Socialiste ka deklaruar sot se viti 2009 nisi me një seri vrasjesh, ekzekutimesh, vjedhje banesash, dhe një sërë krimesh të tjera. Në një reagim publik Ylli Manjani, kryetar i Komisionit të Ligjeve në PS, tha se shteti në vend që të gjejë autorët justifikohet duke thënë se vrasjet "janë luftë klanesh" apo "ekzekutime për hakmarrje".
“Shteti ka humbur kontrollin e veprimtarisë kriminale në territor. Përqendrimi i veprimtarisë antikrim në drejtoritë rajonale të policisë ka bërë që komisariatet e policisë sot janë shndërruar thjesht në kazerma të punësimit të militanteve dhe jo në agjenci shtetërore që kapin elementet kriminal. Parandalimi i krimit dhe i pasojave kriminale janë shërbime luksi për këtë qeveri. Shteti i sotëm i Sali Berishës nuk i shërben dot më interesave legjitime të shqiptarëve për rend dhe siguri”-theksoi Manjani.
Në emër të PS-së, Manjani ka shprehur shqetësimin për këtë situatë të rënduar të rendit publik, duke akuzuar qeverinë se është e përfshirë nga krimi.