Spitalet do të furnizohen me ilaçe brenda qershorit
Barnat dhe pajisjet mjekësore do të vijnë me shumicë në 14 spitalet e vendit, vetëm në muajin qershor. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Tre muaj para se të vij muaji qershor, administratat nëpër spitale po kujdesen për të kryer të gjitha blerjet e nevojshme në formën e medikamenteve, investimeve, pajisjeve mjekësore, të nevojshme për zhvillimin normal të punës. Brenda 6 mujorit të parë, në 14 spitalet e vendit do të mbërrijnë medikamentet, që për herë të parë po tenderohen nga drejtuesit e spitaleve.
"Tani spitalet do të prokurojnë vetë, duke prokuruar vetë do të dinë të zgjedhin brenda buxhetit që i është dhënë cilat janë ato medikamente, materiale konsumi, që janë prioritare, që kanë të domosdoshme për aktivitetin normal të një spitali", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Po ashtu, siç është deklaruar që në fillim të vitit 2009-të, qendrat spitalore do të kenë mundësi të administrojnë vetë të ardhurat e tyre dytësore, të cilat do të grumbullohen nga shërbimet kundrejt pagesës.
"Është vetë bordi drejtues që do të përcaktojë nëse në një vit të caktuar këto të ardhura do të shërbejnë për motivimin e personelit. Një personel më i motivuar është i nxitur për të forcuar një shërbim më të mirë, nëse do të shërbejnë për të hapur një shërbim të munguar që aktualisht nuk e kemi", deklaroi Godo.
Gjatë periudhës që ajo ka nisur punën në ministri, auditi ka evidentuar raste abuzimi. Sipas saj, një listë e gjatë mjekësh janë vendosur në "shina", duke u penalizuar, gjobitur, madje edhe duke shkuar në prokurori, për të gjitha shkeljet që janë kapur në flagrancë. Plot 80 mjekëve i është tërhequr vëmendja në punë nëpërmjet shkresave zyrtare. "Kemi një numër të madh mjekësh që janë penalizuar me largim nga puna, penalitete, gjoba në para ka dhe njerëz, të cilët janë dërguar në prokurori. Lista e penalizimeve gjatë procesit të auditivit, që janë kryer në të tërë Shqipërinë është e gjatë", përfundoi shefja e Shëndetësisë. Sakaq, brenda pak kohësh pritet të përfundojë faza e dytë e informatizimit të spitaleve, ndërkohë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", shërbimi i higjienës do të privatizohet, ç‘ka do të sjellë një shërbim më të mirë.