E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet kostoja e materialeve të ndërtimit

Kostoja e lëndëve të para në industrinë e ndërtimit, si hekur, çimento dhe pajisje elektrike, u ul gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar me 0.2%, udhëhequr nga rënia e materialeve elektrike prej 3.8%, njoftoi Instituti i Statistikave. Në total, kostoja e ndërtimit u rrit me 1.4% në bazë vjetore, por gjatë tremujorit të fundit, çmimet janë ftohur. Materialet elektrike qenë rritur me hapa galopantë gjatë viteve të fundit, duke u bërë zëri më shqetësues i shpenzimeve për ndërtuesit. Sipas INSTAT, norma e fitimit të parashikuar për sipërmarrjen në ndërtim ka njohur vetëm një rritje të papërfillshme prej 8% në nëntë vitet e fundit, ndërkohë që kostoja e përgjithshme e ndërtimit është rritur me 29%, krahasuar me vitin 1999.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›