Zgjerohet skema e deklarimit të taksave online për biznesin
Administrata tatimore ka përfunduar zgjerimin e skemës së deklarimit elektronik të detyrimeve tatimore për të gjithë tatimpaguesit. Tashmë kjo skemë funksionon me efikasitet dhe të gjithë tatimpaguesit e regjistruar në të gjitha drejtoritë rajonale tatimore, duke përfshirë edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël, kanë mundësinë të shkarkojnë dhe deklarojnë elektronikisht Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi të Ardhurat nga punësimi (TAP), kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, Tatimin mbi Fitimin i cili përfshin si parapagesën mujore, ashtu edhe deklarimin vjetor, Tatimin mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël.
Ky është një shërbim që u ofrohet të gjithë tatimpaguesve pranë sporteleve të shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjitha drejtoritë rajonale tatimore. Nëpërmjet faqes zyrtare të tatimeve mundësohet printimi i formularëve dhe deklarimi sipas llojit të tatimit. Ky sistem funksionon në bazë të standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për aplikimin e teknologjisë së informacionit në administratën tatimore.