Korçë, 21 punonjës të konvikteve në protestë
21 ish-punonjes të konvikteve të shkollave të mesme në Korçë kërcënojnë me grevë urie nëse nuk rikthehen në punë, pasi pretendojnë se janë pushuar padrejtësisht.
KORÇË – Plot 21 ish-punonjës të konvikteve te shkollave të mesme në Korcë janë hedhur në një protestë, pasi pretendojne se jane larguar padrejtesisht nga puna. Me nisjen e vitit të ri shkollor konvikti i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica”, konvikti i shkollës mekanike “Demir Progri”, por dhe ai i ndërtimit kanë kaluar në varësi të bashkisë duke mos qënë më pjesë e Drejtorisë Arsimore në Korcë.Bashkia ka larguar të gjithë punonjësit që ka gjetur në këto konvikte duke pretenduar në një ristrukturim të plotë të tyre.
Nga ana e saj burime nga bashkia e qytetit bëjnë të ditur se largimet nga puna kanë qënë të kushtëzuara nga shtimi i vendeve të punës. Megjithëse punonjëset pretendojnë krejt të kundërtën pasi janë marrë në punë persona të tjerë, por kjo nuk pranohet nga institucioni i bashkisë. Madje sipas tyre ka patur një fryrje organike të konvikteve në shumë raste të panevojshme.
(a.s/News24/Balkanweb)