Spitali amerikan, mbështetje financiare nga OPIC
Spitali privat amerikan, pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë ka marrë mbështetjen financiare të agjencisë qeveritare të SHBA-ve, OPIC. Përmes një fondi sponsorizues të dhënë për Evropën Juglindore u realizua një investim i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, përmes mbështetjes financiare të spitalit amerikan. Kompania amerikane operon në fushën private spitalore në Shqipëri duke sjellë standarde të larta të kujdesit shëndetësor në kirurgjinë kardiake, në imazherinë diagnostikuese të sëmundjeve, hemodializë, si dhe në transplantin e organeve.
OPIC është një korporatë amerikane e investimeve private të përtejdetit. Ajo është e vetmja agjenci qeveritare amerikane që krijon mbështetje specifike të investimeve amerikane të sektorit privat në vendet në zhvillim. Qëllimi i saj është të ndihmojë këto vende që të kalojnë tranzicionin drejt tregut të ekonomisë së lirë, një punë e vazhdueshme kjo drejt ndryshimit të botës. Agjencia operon aktualisht në mbi 150 shtete në mbarë botën duke vazhduar të kërkojë dhe zhvillojë rrugë inovative për t‘i bërë investimet kapitale më të aksesueshme për biznesin amerikan dhe partnerët e tyre përtejdetit.