Luis Hemilton i kërkoi falje FIA-s
Luis Hemilton i ka kërkuar privatisht falje delegatit të FIA-s, Çarli Uajting, për gënjeshtrat në garën e parë sezonale të Formula 1 në Melburn. "Të dielën dukej qartë që po gënjente dhe pas garës në Spenag mu afrua dhe kërkoi të më fliste privatisht. Donte vetëm të kërkonte falje për gjithçka që kishte bërë dhe më konfirmoi se nuk do ta përsëriste më", pohoi Uajting. Më tej, zyrtari i Federatës Ndërkombëtare deklaroi se gjatë dy takimeve me MekLaren "dukej se skuderia anglo-gjermane kërkonte të shpërqendronte komisarët e pistës". Uajtin foli edhe për Dejv Rajan, menaxherin e skuadrës që u shkarkua nga detyra sepse shtyu Hemiltonin të gënjente: "Nuk kam menduar asnjëherë se gënjeu, por se po kërkonte të fuste hetimin në ‘rrugë qorre‘".