E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo i hap dyert Adrianos

Ronaldo dëshiron të ndihmojë Adrianon që të dalë nga kriza. Ish-shoku i skuadrës tek Interi dhe Kombëtarja braziliane deklaroi: "Po kalon një moment të vështirë. Nga ana ime do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta ndihmuar Adrin. Këtë do ta bëj privatisht, ballë për ballë". Kritikat ndaj lojtarit zikaltër kanë qenë të shumta, duke e akuzuar për përdorim të ekzagjeruar alkooli, shoqërim me trafikantë droge apo festa ku nuk mungojnë orgjitë. Gjithsesi, sulmuesi i Korinthiasit shtoi: "Nuk do të jem njëri prej atyre njerëzve që e gjykojnë. Jam shumë i trishtuar për atë që po i ndodh, por edhe sepse shoh që po tregohet shumë mungesë respekti ndaj tij. Duke parë televizionet dhe gazetat, të krijohet përshtypja se askush nuk gabon". Për çështjen "Adriano" ka folur edhe presidenti i Interit, Masimo Morati. "I tronditur? Jo, më vjen keq që ndodhet në këtë situatë dhe ka pasur kaq probleme. Në këto momente duhet të gjejmë zgjidhjen më të mirë për lojtarin, më pas do të shohim se çfarë ndodh. A i kam folur? Jo, e rëndësishme është që të ndihet mirë dhe të ndihet mirë si njeri dhe si lojtar". Njëshi zikaltër foli edhe rreth mundësisë për prishjen e kontratës: "Gjithçka do të vendoset në kohën e duhur. Jo prej meje, por nga personat që do të bisedojnë me menaxherët e tij". Nëse 27-vjeçari do të vendosë të rikthehet në fushat e futbollit, Flamengo është e gatshme ta afrojë. "Për të, dyert tona janë gjithmonë të hapura", deklaroi zv/presidenti i klubit brazilian, Kleber Leite. "Do ta ndihmojmë Adrianon për gjithçka që mund të ketë nevojë në këto momente".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›