Matura, dalin rezultatet e matematikës
26/06/2009 Përzgjedhja e degëve sipas ndikimit që do të kenë koeficientet e secilit profil
Klasifikohen mbetës 2500 maturantë, ndërsa 15 të tjerë arrijnë maksimumin e pikëve
Afishohen notat e marra nga maturantët në provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2009 për lëndën e matematikës. Gjatë ditës së djeshme të gjitha shkollat e mesme në vend kanë tërhequr listën e notave për pjesëmarrësit në provim. Burimet zyrtare të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve kanë pohuar se në këtë provim në rang vendi janë përfshirë rreth 35724 nxënës dhe janë klasifikuar mbetës 2500 prej tyre, që me përgjigjet e dhëna nuk kanë arritur të kalojnë pragun minimal të pikëve për të marrë notën kaluese e, për rrjedhojë, do të skualifikohen automatikisht nga gara e provimeve vendimtare për pranimet në universitet, që do të zhvillohen më 10 korrik. Sipas të dhënave të raportuara, rezulton se edhe në provimin e matematikës është vënë re një rënie e lehtë e nxënësve të shkëlqyer dhe rritje e konsiderueshme e nivelit mesatar. Vlerësimet kanë treguar se në rang kombëtar vetëm 15 persona kanë arritur të plotësojnë testin në mënyrë të shkëlqyer, duke marrë dhe vlerësimin maksimal. Ndërkohë që në total kanë arritur të kalojnë pragun për të marrë notën dhjetë jo pak, por 420-480 maturantë. Gjithashtu janë ngritur edhe grupet e komisionit, të cilat kanë verifikuar testet e dyshimta për parregullsi, ku për 70 maturantë ende nuk kanë dalë rezultatet e provimeve, pasi testet janë ende në proces verifikimi. Me daljen e rezultateve të matematikës tashmë hapet udha e plotësimit të formularit A-2, cili në fillim të javës së ardhshme pritet të shpërndahet nëpër shkolla për t’u plotësuar nga kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet publike të vendit gjatë vitit të ardhshëm akademik. Megjithatë, specialistët theksojnë se duhet të tregojnë kujdes në përzgjedhjen e programeve, në mënyrë që të listojnë ato degë ku kanë më shumë probabilitet për t’u shpallur fitues. Por kjo gjë mund të kryhet vetëm pasi të kenë bërë vetë përllogaritjet e para se sa pikë mund të arrijnë me rezultatet që disponojnë maturantët deri tani.
Përzgjedhja e studimeve
“Bazuar në rregulloren e provimit, rezulton se mundësia për të mbledhur më shumë pikë krijohet jo vetëm nga zgjedhja e programeve të afërta të studimit, por edhe nga lloji i koeficientit. Në rast se maturantët do të zgjedhin programet e përafërta për të vijuar studimet e larta, atëherë dhe koeficientet që do të hyjnë në përllogaritje do të jenë më të lartë, çka rrjedhimisht sjell më shumë pikë në dispozicion të kandidatit. Maturanti që ka mbaruar profilin shoqëror dhe zgjedh degë të po këtij profili, do të ketë koeficient më të lartë në përllogaritje sesa po të zgjidhte si programe studimi ato të profilit natyror. Megjithatë, procesi i plotësimit të formularit, ku do të bëhet kjo renditje, pritet të nisë në fund të këtij muaji.
Shembujt
Le të marrim shembullin e një kanditati për student, i cili është i profilit shoqëror dhe ka në një nga preferencat e tij programin e studimit Drejtësi (që ka koeficientin e shkollës 1.4) dhe lëndët që ka zgjedhur për të dhënë provim janë “Njohuri për shoqërinë” dhe “Ekonomi–Filozofi”, që kanë koeficientin maksimal 1.3).
Shembulli 1
Maturanti ka marrë këto vlerësime: D1 = 8.64; D2=8.2; Z1 = 8.85 ; Z2 = 9.68 ; M = 41
Me këto të dhëna ky maturant fiton pikët e mëposhtme:
SHM KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2 Dega Pikë
Drejtimi shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Drejtësi 6083.9
Natyrshëm, ky maturant për këtë program studimi do të ketë pikët maksimale për rezultate maksimale. I njëjti rezultat vlen edhe për programet e tjera të studimit që kanë këta koeficiente, ku përgjithësisht hyjnë programet e studimit me drejtim shkencat humane.
Por shpeshherë gjatë plotësimit të preferencave maturantët orientohen në disa programe studimi që jo vetëm nuk kanë afri, por janë diametralisht të kundërt.
Pyetja shtrohet: a mund ta ketë këtë rezultat maturanti për programet e studimit ku bazë janë shkencat ekzakte?
Le të marrim dhe të analizojmë një shembull nga programet e studimit të Fakultetit Ekonomiku: Ekonomiks
Ky fakultet për maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme me profil shoqëror, koeficientin e shkollës e ka 1.2, pra krahasuar me shembullin e Drejtësisë, kemi një diferencë prej -0.2 në koeficientin e shkollës.
Po të analizojmë koeficientët e lëndëve me zgjedhje, gjithashtu do të vëmë re se: lënda “Njohuri për shoqërinë” ka koeficientin 1, pra –0.3 krahasuar me Drejtësinë, po kështu dhe Ekonomi dhe Filozofi. Nëse do të llogaritim pikët me koeficientet e ndryshuar për këtë program studimi do të vëmë re se maturanti pëson një ulje të ndjeshme të pikëve.
Shembulli 2
Po marrim të njëjtin maturant me vlerësimet: D1=8.64 ; D2=8.2 ; Z1=8.85 ; Z2=9.68 ; M=9.41
SHM KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2 Dega Pikë
Drejtim shoqëror 1.2 Njohuri për shoqërinë 1 Ekonomi – Filozofi 1 Ekonomiks 5003
Menjëherë bie në sy diferenca e pikëve që fiton maturanti në të dyja rastet. Është një diferencë prej gati 1000 pikësh për këto dy programe studimi të drejtimeve të ndryshme, ku të tre koeficientet kanë diferenca të dukshme.
Edhe pse rasti që morëm flet për rezultate të larta në të pesë elementet e Maturës Shtetërore, maturanti nuk u shpall fitues në preferencën e tij të parë, që ishte Ekonomiks, për shkak të pikëve që grumbulloi. Ai u shpall fitues në preferencën e dytë (Drejtësi), ku koeficientet ishin maksimalë dhe prioritet i profilit të shkollës së mesme.
Pra, megjithëse maturanti ishte i profilit shoqëror, zgjodhi si preferencë të parë drejtimin natyror, duke dhënë provime me zgjedhje të profilit shoqëror.
Ky shembull tregon: së pari, maturanti duhet të ruajë profilin e shkollës së mesme; së dyti, duhet të kërkojë të japë provime me zgjedhje ato lëndë që i përshtaten programit të studimit që dëshiron të ndjekë.
Më poshtë po japim tabelën e plotë të përzgjedhjes së 10 programeve të studimit sipas radhës së preferencave të maturantit të mësipërm me rezultatet: D1 = 8.64 ; D2 = 8.2 ; Z1 = 8.85 ; Z2 = 9.68 ; M = 9.41

Drejtim shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Drejtësi 6083.9
Drejtim shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Gazetari 6083.9
Drejtim shoqëror 1.2 Njohuri për shoqërinë 1 Ekonomi – Filozofi 1 Administrim – Biznes 5003
Drejtim shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Shkenca politike 6083.9
Drejtim shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Psikologji 6083.9
Drejtim shoqëror 1.4 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Punë sociale 6083.9
Drejtim shoqëror 1.2 Njohuri për shoqërinë 1 Ekonomi – Filozofi 1 Farmaci 5003
Drejtim shoqëror 1.3 Njohuri për shoqërinë 1 Ekonomi – Filozofi 1.3 Financë Kontabilitet 5531
Drejtim shoqëror 1.3 Njohuri për shoqërinë 1.3 Ekonomi – Filozofi 1.3 Anglisht 5821.4