E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Krimeve te Renda, i drejtohet KLD-se per probleme financiare

TIRANE - Gjykata e Apelit per Krime te Renda i eshte drejtuar KLD-se per problemet e saj financiare. Ne kerkese shpjegohej se buxheti i kesaj gjykate eshte shume i vogel. "Per kete qellim ne kemi diskutuar edhe me zyren e Buxhetit Gjyqesor, por nuk eshte ne doren e tij problemi. kerkojme nga ana juaj ndihme per te plotesuar nevojat kryesore", behej me dije ne kerkese. Ne kete buxhet sipas gjyqtareve nuk jane parashikuar fonde per pajisjen e sallave te gjyqit me kompjuter. Sekretaret vazhdojne te shkruajne me dore te gjithe procesverbalet. Pra dixhitalizimi i kesaj gjykate mungon. Nje tjeter problem i nenvizuar ne ankesen e derguar KLD-se eshte edhe mungesa e fondeve per ngritjen e rrogave te sekretareve, veshjen e tyre, mungesen e mjeteve levizese, ngritja e rrogave te gjyqtareve, siguria e tyre. Pasi jane rreshtuar te gjitha problemet, apeli kerkon ngritjen e nje grupi pune dhe zgjidhjen e tyre. Nga ana e Keshillit te Larte te Drejtesise, ne mbledhjen e fundit eshte bere e njohur ankesa. Ne perfundim u vendos qe disa nga pikat e shkreses te merren ne konsiderate. Per kete qellim eshte caktuar edhe nje anetare e KLD-se e cila do te njihet me nga afer me te gjithe nevojat dhe me pas do te beje perpjekjet per t'i zgjidhur ato deri ne fund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›