E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indianapolis shembet skena para koncertit

Katër vetë  humbën jetën  dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën kur moti me erë e tufan rrëzoi skenën  në Indiana, pak minuta para se në të të ngjiteshin anëtarët e grupit kantri, Sugarland. Departamenti i Indianapolis për Siguri Publike  në një mesazh  në Twitter foli për: "4 viktima dhe 40 të tjerë të transportuar me urgjencë në spital, një numur i konsiderueshëm i tyre në gjendje kritike."

Rreth 12 mijë njerëz ishin mbledhur për të ndjekur koncertin,  pavarësisht erës deri në 96 km në orë.

Një video amatore e marrë me  një telefon celular tregon turmën që bërtiste ndërsa era  hidhte poshtë  strukturën metalike  të skenës. Policia kishte ndërhyrë më herët për të evakuar zonën po megjithatë nuk u arrit të shmangej aksidenti fatal.

Spektatorë u përpoqën për të mbajtur  një pjesë të skenës që shembej me  shpatullat e tyre, për të penguar që të  zinte nën vete të tjerë  persona.

Sugarland gjithashtu reagoi në Twitter në lidhje me incidentin: "Së bashku me njerëzit e Indianapolis lutemi për shëndetin e  fansave tanë të plagosur" thuhej në të.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›