E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Shkodrës, gjatë 2010 me skaner dhe rezonancë

Dy egzaminime të reja shumë të rëndësishme skaner dhe rezonancë manjetike do ti shtohen spitalit të Shkodrës gjatë këtij viti. Futja e dy aparaturave të tilla do të shkurtojë kohën e diagnozës. Kështu, të gjithë qytetarët shkodranë nuk do të harxhojnë kohë, por do të marrin një shërbim cilësor karshi çmimeve kompetitive. Në të njëjtën kohë urgjencës së spitalit do ti shtohet dhe një sallë operacioni. Motoja e punës tonë është reforma që ndryshon shëndetësi. 

 Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e bëri këtë deklaratë gjatë analizës vjetore të sistemit parësor dhe spitalor në Qarkun e Shkodrës, ku ishin të pranishëm dhe prefekti i këtij Qarku Maxhit Cungi dhe kryetari i bashkisë Lorenc Luka. Gjatë fjalës së tij Vasili është ndalur gjatë në situatën e fundit të përmbytjeve dhe mënyrën sesi u përballua ajo nga sistemi shëndetësor i këtij qarku. Është kënaqësi dyfishe pune, jo vetëm përsa i takon analizës, por dhe faktit që takohemi në një normalitet të ri pas vështirësive të kaluara së bashku në përballimin me sukses të plotë të katastrofës dhe një bashkëpunim intensive. Sistemi shëndetësor në Qarkun e Shkodrës është një sistem i qëndrueshëm dhe i ekuilibruar. Prova e kaluar dhe në rastin e katastrofës, në mënyrë të veçantë nga shëndeti publik Do të doja ti falënderoja në mënyrë të veçantë këta mjekë, por njëkohësisht dhe ato sistemit spitalor që iu përgjigjen në kohë reale të gjitha ekzigjencave u shpreh Vasili. Rreth 25 mijë vizita mjekësore janë kryer vitin që shkoi nga mjekë të familjes, në këtë qark ndër to 3074 kanë qenë vizita pediatrie. Ndërkohë që sipas drejtorit të spitalit Namik Kamberi vërehet një ulje e numrit të aborteve (171 aborte ku peshën më të madhe e mban fshati. Ndërkohë që janë regjistruar 1989 lindje, rreth 80 për qind e të cilave janë kryer në rrugë natyrale. Ajo që mbetet për tu vlerësuar është se prej gati 15 vjetësh në Shkodra nuk ka regjistruar asnjë vdekje të grave gjatë lindjes.  Gjatë vitit të kaluar është vërejtur një rritje e ndërhyrjeve kirurgjikale onkologjike. Sipas drejtorit Kamberi, pas futjes së aparaturës së mamografisë në këtë spital , janë regjistruar rreth 600 ekzaminime mamografie dhe 250 eko të gjirit, duke mundësuar zbulimin e dhjetëra rasteve tumorale në faza të hershme të sëmundjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›