Festat, 400 tonë fishekzjarrë për Vitin e Ri
atmosfera
festive e fundvitit, jo vetëm
nga koncertet, por më së shumti
nga prania e lartë e fishekzjarrëve.
Statistikat më të fundit nga
administrata doganore raportojnë
për një nivel importi prej
rreth 430 tonë fishekzjarrësh që
kanë hyrë në tregun vendas. Të
dhënat u referohen muajve
tetor-nëntor dhe 10 ditëshit të
parë të dhjetorit. Ashtu si në vitet
e kaluara, origjina e produkteve
me lëndë të parë barutin është
Kina, ndërsa vend tranzitor vazhdon
të mbetet Maqedonia. Sipas
Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave, në vendin tonë kanë
hyrë një sasi prej rreth 100 tonë
fishekzjarrësh dhe afro 330 tonë
pluhur dhe lëndë plasëse. Në
krahasim me vitin e kaluar vihet
re një rënie dyfish e importit të
fishekzjarrëve. Nga të dhënat
mesatare statistikore të importit,
shqiptarët vazhdojnë të mbeten
konsumatorë të mëdhenj të
fishekzjarrëve. Gjithnjë po nga
dogana, mësohet se në vitin
2006, janë importuar rreth 784
tonë fishekzjarrë, ndërsa në vitin
2007 rreth 850 tonë. Sikundër
shihet nga të dhënat, në 2008
niveli i tregtimit të këtyre
produkteve është i ulët, e
ndikuar ndoshta edhe nga kontrollet
e rrepta të autoriteteve
doganore. Megjithatë, dogana
nuk jep detaje të hollësishme
rreth fenomenit të reduktimit të
importit për lëndët plasëse. Kur
kanë mbetur edhe 10 ditë nga
mbyllja e vitit, prezenca e fishekzjarrëve
është e pakët, kur në
fakt veshët tanë ishin mësuar me
plasje nga më të fuqishmet, të
cilat nisin që në mesin e muajit
nëntor. Sa u takon efekteve negative
që shkakton përdorimi i
fishekzjarrëve, jo vetëm në aspektin
akustik, mund të thuhet se
rastet e dëmtimit të njerëzve
janë të shumta. Megjithatë, të
paktën për Tiranën, problemet
dhe djegiet e shkaktuara nga
fishekzjarrët në fundin e vitit
2007 kanë qenë të pakta. Sipas
mjekeve të pavijonit të djegieplastikës,
kanë qenë vetëm 7 raste,
të cilat nuk kanë qenë në
gjendje të rëndë.
festive e fundvitit, jo vetëm
nga koncertet, por më së shumti
nga prania e lartë e fishekzjarrëve.
Statistikat më të fundit nga
administrata doganore raportojnë
për një nivel importi prej
rreth 430 tonë fishekzjarrësh që
kanë hyrë në tregun vendas. Të
dhënat u referohen muajve
tetor-nëntor dhe 10 ditëshit të
parë të dhjetorit. Ashtu si në vitet
e kaluara, origjina e produkteve
me lëndë të parë barutin është
Kina, ndërsa vend tranzitor vazhdon
të mbetet Maqedonia. Sipas
Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave, në vendin tonë kanë
hyrë një sasi prej rreth 100 tonë
fishekzjarrësh dhe afro 330 tonë
pluhur dhe lëndë plasëse. Në
krahasim me vitin e kaluar vihet
re një rënie dyfish e importit të
fishekzjarrëve. Nga të dhënat
mesatare statistikore të importit,
shqiptarët vazhdojnë të mbeten
konsumatorë të mëdhenj të
fishekzjarrëve. Gjithnjë po nga
dogana, mësohet se në vitin
2006, janë importuar rreth 784
tonë fishekzjarrë, ndërsa në vitin
2007 rreth 850 tonë. Sikundër
shihet nga të dhënat, në 2008
niveli i tregtimit të këtyre
produkteve është i ulët, e
ndikuar ndoshta edhe nga kontrollet
e rrepta të autoriteteve
doganore. Megjithatë, dogana
nuk jep detaje të hollësishme
rreth fenomenit të reduktimit të
importit për lëndët plasëse. Kur
kanë mbetur edhe 10 ditë nga
mbyllja e vitit, prezenca e fishekzjarrëve
është e pakët, kur në
fakt veshët tanë ishin mësuar me
plasje nga më të fuqishmet, të
cilat nisin që në mesin e muajit
nëntor. Sa u takon efekteve negative
që shkakton përdorimi i
fishekzjarrëve, jo vetëm në aspektin
akustik, mund të thuhet se
rastet e dëmtimit të njerëzve
janë të shumta. Megjithatë, të
paktën për Tiranën, problemet
dhe djegiet e shkaktuara nga
fishekzjarrët në fundin e vitit
2007 kanë qenë të pakta. Sipas
mjekeve të pavijonit të djegieplastikës,
kanë qenë vetëm 7 raste,
të cilat nuk kanë qenë në
gjendje të rëndë.