E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i Vlorës vuan prej disa ditësh mungesën e ujit

VLORE- Spitali i Vlorës prej disa ditësh po funksionon pa ujë në rubineta. Uji mbërrin në spital me zjarrfikëse ose mjetet me autobot, madje edhe me kova të mbushura nga infermieret dhe sanitaret e spitalit. Shkak për një gjendje të tillë janë bërë ndërhyrjet në rrjetin e përgjithshëm të ujit të pijshëm të qytetit, të cilat duken se kanë nxjerrë jashtë funksionit tubacionet e spitalit.

Mungesa e ujit vështirëson punën në cdo sektor , duke nisur që nga pacientët e deri tek kirurgjia për sterilizimin e pajisjeve. Pacientët dhe të afërmit e tyre duhet ta blejnë ujin apo ta sjellin nga shtëpia.
Kreu i spitalit shprehet se i gjithë problemi është shkaktuar nga ndërhyrjet në rrjet, gjë e cila ka bërë që uji i pijshëm të mos jetë më prezent në spital. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›