Konsumatori mposht frikën, shtohen blerjet
17/08/2009 Publikohet vrojtimi i Biznesit dhe Konsumatorit për tremujorin e dytë të këtij viti
Konsumatorët kanë më shumë besim se situata e përgjithshme ekonomike në vend do të përmirësohet. Treguesi i besimit rezulton të jetë rritur në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë. Duke mposhtur frikën që solli me vete kriza ekonomike globale dhe gjithë efektet e tjera, sipas këtij vrojtimi, tre muajt e dytë të vitit 2009 kanë shënuar një përmirësim sa i përket treguesit të besimit të konsumatorit. “Ky tregues u rrit me rreth 8.5 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm, duke kaluar mesatarin e tij afatgjatë me 4 pikë përqindjeje. Rritja në treguesin e besimit konsumator u përcaktua nga përmirësimi i të katër balancave përbërëse të tij. Pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiare janë pozitive për herë të parë gjatë këtij tremujori”, - theksohet në vrojtimin e muajit gusht. Situata e blerjeve dhe e kursimit është përmirësuar, megjithëse balancat e tyre mbeten ende në vlera negative, sipas Bankës së Shqipërisë.
Situata
“Situata ekonomike dhe financiare e konsumatorëve ka njohur përmirësim. Ndërkohë, konsumatorët e perceptojnë si të rritur koston mesatare të jetesës gjatë tremujorit të dytë. Në tremujorin e dytë, të vitit, pritjet e kuantifikuara të konsumatorëve për vlerën e inflacionit pas 12 muajsh qëndrojnë rreth vlerës 1.7 për qind, 0.3 pikë përqindjeje më pak se në tremujorin e kaluar. Ndërkohë, për herë të parë në tremujorin e dytë 2009, balanca e pritjeve të konsumatorëve për çmimet pas një tremujori dhe pas një viti shënoi vlera negative”, - thekson vrojtimi. Më e paqëndrueshme duket situata e punësimit. Në gjashtëmujorin e ardhshëm, rreth 36 për qind e konsumatorëve presin që ai të rritet dhe rreth 28 për qind e tyre presin që ai të ulet.
Treguesit
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i tendencës ekonomike u rrit me 10 pikë gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar nivelin 81. Megjithatë, ai qëndron afërsisht 19 pikë poshtë mesatares së tij afatgjatë. Rritja e treguesit të tendencës ekonomike në tremujorin e dytë u ndikua kryesisht nga kontributi pozitiv i treguesit të besimit të konsumatorëve dhe i treguesit të besimit të sektorit të ndërtimit. Sektorët e industrisë dhe të shërbimeve kanë shënuar gjithashtu rritje në tremujorin e dytë të vitit 2009, ndonëse në një shkallë më të ulët. Gjithsesi, niveli i të gjithë treguesve të besimit qëndron në nivele të ulëta, poshtë mesatareve të tyre historike.
Sektorët
Treguesi i besimit të industrisë është rritur me 1.4 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2009. Kthesa drejt rritjes e treguesit të besimit është ndikuar pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të industrisë për situatën e prodhimit industrial, për gjendjen e inventarëve të tyre dhe për situatën e punësimit në këtë sektor. Vlerësimi i bizneseve për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi ka regjistruar rritje në tremujorin e dytë, në ndryshim nga rënia e theksuar në tremujorin e parë. Ndërsa, balanca e aktivitetit të përgjithshëm të biznesit në sektorin e industrisë gjatë tremujorit të dytë vijon të jetë negative, pothuaj në të njëjtin nivel si në tremujorin e kaluar. Kjo ecuri është kushtëzuar kryesisht nga situata e ekonomisë botërore. Pas një rënie të lehtë në tremujorin e kaluar, çmimet e prodhimit industrial janë vlerësuar në rritje në tremujorin aktual.