Platforma Lakrori-një ide që duhet realizuar
/>Nga *Pirro PRIFTI
Gërr-mërret e politikës së majtë jo vetëm që nuk kanë ngopur e kënaqur ideatorët e grindjeve por mesa duket dhe ata që dëgjojnë janë pjesë e sistemit të këtij institucioni, atij të thashethemeve, të telefonit të prishur, institucion de fakto që po vazhdon të shkatërrojë dhe të dezinformojë elektoratin e majtë i cili dhe pa të, vazhdon të notojë në konfuzion të plotë sidomos për programet dhe projektet e të cilat duhet përballur maxhoranca aktuale. Historia e përçarjes së të majtës nuk i duhet faturuar maxhorancës aktuale e cila e mori pushtetin në 2005 , pikërisht prej divergjencave të asaj së majte të korruptuar që nuk kishte se çfarë ti jepte më Shqipërisë ashtu e ezauruar, e korruptuar dhe e dehur me pseudofitoret me karafila të kuq false, dhe me mërira të cilat e kishin burimin tek pasurimi i pamerituar i disa politikanëve të majtë dhe mendjemadhësia karakteristike që vjen njëherësh pas pasurimit, njëlloj ashtu siç thuhet në Bibël në të cilën për mendjemadhësinë kujton: Që mëkati i mendjemadhësisë është ai menjëherë pas të cilit vjen ndëshkimi. E ndëshkimi erdhi shumë shpejt. Katër vite që po kalojnë Partitë e majta në opozitë nuk janë karakterizuar aspak nga një opozicion të vërtetë dhe konstruktiv, nuk janë karakterizuar nga një bashkëpunim ndër- opozitar për përmirësimin e punës në drejtim të realizimit të ligjeve më të mira, nuk kanë përpunuar asnjë lloj programi se si mund të dilet nga disa aspekte negative që hasen dhe që po rëndojnë gjendjen sidomos në sistemin shëndetësor dhe arsimor të lartë, nuk po mbështetet maxhoranca, e nuk po dilet me një orientim të përbashkët për probleme kardinale e kombëtare si p.sh., për programin 6 pikësh të OKB i cili u kundërshtua nga e majta dhe u rezervua në deklarata nga maxhoranca, apo probleme të tjera ku vetë e majta ka mendime e bën veprime të ndryshme duke zvogëluar në këtë mënyre opsionin e përbashkët të majtë për zgjidhjen e problemeve të shumta për të zgjidhur që ka Shqipëria, probleme të cilat kërkojnë një veprim të përbashkët të Opozitës. Rezultati është sa i rëndë për opozitën vetë ashtu dhe për Maxhorancën e cila nuk ka një Zë opozitar të përbashkët, si për oponencën e kualifikuar ndaj ligjeve ashtu dhe ndaj problemeve të rëndësishme që janë Gërdeci, Rruga Durrës Kukës, ligje të ndryshme të rëndësishme si ligji Dosjeve, etj, etj, ku e rëndësishme është që këto probleme të mos politizohen me pa të drejtë nga e majta sepse,- rruga Durrës Kukës pavarësisht nga problemet e tenderimit apo të korrupsionit, apo siç thotë ndonjë parti e majtë ashtu nën zë që : e çna duhet kjo rrugë që nuk ka për të pasur fitimepor vazhdon të rëndojë gjendjen në parlament duke dhënë një mesazh të gabuar popullit dhe elektoratit të majtë duke e zhgënjyer atë dhe duke krijuar zhgënjim dhe pesimizëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Shqetësimi për pasjen e një Opozite të fortë është një shqetësim legjitim jo vetëm për elektoratin e majtë por dhe për vetë Maxhorancën qeverisëse e cila ashtu siç e sheh opozitën e sotme ashtu të përçarë siç është nuk mund të mos qesëndisë e bëjë shaka me individë të ndryshëm të së majtës si p.sh., problemi i historianit të leshit, pikërisht për shkak të mungesës së bashkimit të së majtës e cila mund të krijonte dhe ajo shaka të ndryshme në hazërxhevapet parlamentare. Pikërisht për këtë arsye Platforma Lakrori e dorëzuar para disa ditësh në Drejtuesit e PS, mundëson një zgjidhje nga më optimalet për të rregulluar dhe mbyllur çarjen më të rëndë që I ka ndodhur të majtës që nga formimi i PS në qershor të 91. E themi këtë sepse një opozitë e shëndoshë dhe pa komplekset, pa nostalgjitë e së kaluarës, e për më tepër pa ish nomeklaturistët e kuq, - i nevojitet Spektrit politik shqiptar dhe Shqipërisë po aq sa i duhet sot Maxhoranca e djathtë, e cila krahas mangësive ka pasur arritje të mira gjatë këtyre viteve në vazhdim si plotësimi me energji elektrike, investimi tek rrugët, përpjekjet për integrim, megjithatë kjo arritje e fundit do të ishte më e plotë nëse do të bashkëpunohej seriozisht me të majtën e ciflosur e të marrosur nga individë kryeneçë të cilët jo vetëm kanë krijuar parti të reja por dhe partinë e vjetër e kanë betonuar me mungesën e transparencës gjë që është një hap prapa në zhvillimet politike të sotme në demokracinë shqiptare.Platforma Lakrori mund të jetë e vetmja mundësi për realizimin e bashkimit të një të majte progresiste pa mllefe, pa inate, me mundësi dialogimi e mirëkuptimi, por dhe pse jo edhe pa kapadainj që mbartin reminishencat e së kaluarës . Kjo Platformë mund të zgjidhë teorikisht: bashkimin e së majtës në tërësi nëpërmjet një kongresi ndërpartiak të majtë, krijimin e një platforme të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme, qeverisjen e partisë se unifikuar apo të federatës së majtë pas këtij kongresi nëpërmjet një stafi të përzgjedhur prej jo më shumë se 5 anëtarësh me rotacion derisa kjo e majtë të fitojë zgjedhjet, largimin nga postet partiake të ish- nomeklaturistëve të kuq dhe ata që përfshihen në ligjin e miratuar të Lustrimit,
krijimin e fraksioneve brenda kësaj partie të bashkuar me lejimin e platformave opsionale si dhe me detyrimin për marrjen e kandidateve në proporcione të caktuara dhe nga fraksionet, në rast fitoreje të kësaj të majte të bashkuar vendosjen e anëtarëve të qeverisë dhe të kryeministrit sipas një skeme kompromisi paraprake, propozimin e kandidatëve për deputet sipas një kompromisi paraprak ku të mbizotërojë ideja e fitores në zgjedhjet e ardhshme sesa ideja e vendosjes se individëve kandidatë të tipit anakronik E. SH.,. në zona të caktuara medoemos e nën presion. Megjithëse ky objektiv ndoshta duket utopik për momentin, sidomos nga kryetarët e Partive të majta të cilët e shohin Partinë si lopë që duhet mjelë vetëm nga ata e klanet e tyre, që duket utopik se ish-nomeklaturistët e kuq akoma kanë të padukshme drejtimi në ato parti, se duket utopik se demokracia brenda këtyre partive të majta është e mangët për arsye se drejtuesit e partive janë akoma drejtues të tipit të vjetër të partive të majta,: arrogantë, mendjemëdhenj, që flasin si Luigji i XIV me shprehjen ..Ne Luigji i XIV, duke identifikuar veten e tyre me Partinë (sepse pa ata ska parti), një rast tipik për partitë leniniste të dikurshme, - mendohet që nëse do të miratohet nga pjesa progresiste e partisë më të madhe të majtë si ajo PS ashtu si dhe nëse kuptohet nga anëtarët e LSI për nevojën e bashkimit e të krijimit të një federate të majtë pa komplekse të së kaluarës, e nëse kuptohet nga elektorati i majtë përfshi dhe 99-shat e shoqërisë civile, do të mundet që një federatë e tillë e dalë nga një kongres bashkimi apo kongres pajtimi do të ishte pretendentja më e përshtatshme për të mundur maxhorancën ekzistuese në zgjedhjet e ardhshme. Le të shpresojmë që utopia e një kongresi të tillë me platformën përkatëse do të bëhet realitet.
*Analist