Kalorësit e rrokopujave tragjike
>Nga Izet SHEHU
Kur rrokopujat ndjekin njëra-tjetrën: Ose zbehin, shurdhojnë, a shuajnë njëra tjetrën (pra, lëngata e re bën që të harrohet lëngata e vjetër), ose sfrati smund ta ndalë zemërimin shpërthyes. Jam kundër mundësisë së dytë; për faktin se jemi rrënuar pa masë nga ky shfrim dhe nga përvoja historike kemi vënë re se kalorësit, që janë autorë dhe aktorë të këtyre rrokopujave tragjike, kanë mbetur përsëri mbi kuaj, ndërsa njerëzit e ndershëm të zvarritur si skllevër të sakatuar. Kur ra rrënoja e kalbur gati gjysmë shekullore, a u vunë në krye po ata kalorës të kalit të kuq gërdallë?
Këtë, që sapo ua thashë, sbesoj se ka njeri me mend, me sy e me veshë që të mos e ketë më se të qartë. Madje, kur ua përsërit, u vërshon në gjak ndjenja e zemërimit dhe e mosbesimit, u fillon tu fishket ajo që vdes e fundit, shpresa. Mbase në këto çaste u del në ekranin e mjegulluar nga rrokopujat, që ndjekin njëra tjetrën, ato pardesytë e bardha, që për shumë vite do të na mbeten proverbiale?! Ata, syfryrë, të mbetur të tillë, të ngjitur pas shalës së pushtetit si Odiseja pas kalit të drunjtë. Ai, Odiseja, e vuajti gjer në vdekje dinakërinë e tij. Në fund, i leckosur, pranoi në Itakën e tij shijen e hidhur të pabesisë. Vetëm qeni e njohu dhe e lëpiu i pari. Për mua, kështu lexohet mesazhi i madh e hyjnor i Homerit të pavdekshëm. Çfarë do të bësh, do ta bëjnë. Ne, si popull, kemi kaluar nëpër skenat e gjakta të shumë rrokopujave. Kemi kafshuar gurët e durimit tonë. A sqe një tragjedi e tmerrtë rrokopuja e vitit 1997? A doli ndonjë kalorës i çartur, që të kalërojë nga rrokopuja në rrokopujë, nga masakra në masakër për tia nxjerrë sadopak rrënjët e mënxyrta kësaj tragjedie kombëtare? Pamë vetëm kalorës të shpurës së kuqe, që, të ndarë konvencionalisht nga e njëjta dorë, luajtën në skenat e parlamentit dhe tribunat e mitingjeve në mënyrë të turpshme. Pamë mashtrues të fëlliqur. Ish Ministri i Mbrojtjes, i ndieri Safet Zhulali, deklaroi në një intervistë televizive se asnjëherë sdo të hapet ajo dosje e zezë e vitit 1997. Gjer më sot, deklarata e tij mbart një të vërtetë. Çdo të ndodhë nesër, se dimë. Analistë, historianë, opinionistë e politikanë të ndryshëm janë rrokatur për të nxjerrë diçka nga rrënjët e ançarta të asaj rrokopuje tragjike, por përsëri ajo ka mbetur e mbuluar me errësirë. Pa nxjerrë në pah ato rrënjë, e kemi të vështirë të shpëtojmë nga kthetrat e vjetra rrënuese. Sot, po ata kalorës, autorë e aktorë të rrokopujave, që ndjekin njëra tjetrën, rrahin gjoksin, ngërdheshen, mashtrojnë, betohen, kërcënojnë. Po populli? Hesht. Hyn e del nëpër rrokopuja i vrarë, i vetëvrarë, i molepsur, i skamur. Kështu ka ecur i gjori popull: pas bishtit të kalit, si skllav e bir i skllavit, me gojën kyçur e zemrën ndrydhur. Vërtet kemi qenë të pushtuar: pesë shekuj nga romakët, dhjetë shekuj nën Perandorinë Bizantine (fut këtu dyndjet barbare: gotët, vizigotët, ostrogotët, vikingët, vandalët, bullgarët etj) dhe pesë shekuj nën otomanët. Po që nga 1912? U bë një shekull dhe ende se kemi gjetur rrugën, ashtu siç na takon, sepse jemi populli më i vuajtur, më i duruar e më i vjetër i Ballkanit.
Mos përsëri po vuajmë hijet e vjetra të skllavërisë? Apo lëkurëshiturit skemi mundur ti rrëzojmë nga shala e kalit të Trojes? Ata, skilet e Dushanit, Ivanit, Lej Fenit po na rrinë si korbët e zinj mbi kokat tona. Një pesëmbëdhjetëvjeçar vritet në Athinë dhe merr flakë e gjithë Greqia. Një urë bie diku dhe ministri jep dorëheqje. Po tek ne? Ah, tek ne tundet turpshëm hija e perandorëve, sulltanëve, sekretarëve etj. Po e mbyll këtë shkrim me këto fjalë të poetit të madh amerikan, Uollt Uitman: Kombe, kundërshtoni shumë dhe binduni pak!
Last Updated on Tuesday, 06 January 2009 22:54