“Ëndrra ime, të ngjis Kilimanxharon”
Gjatë konferencës botërore për Hiv-in, në Vjenë, ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton, ka zbuluar një nga ëndrrat që do të donte të realizonte para se të vdiste. Duke iu referuar filmit “Nuk është kurrë shumë vonë”, ai ka shpjeguar: “Edhe unë si protagonistët e filmit, kam një listë A dhe një listë B me gjëra argëtuese, por jo themelore për të bërë. Do të jem së shpejti 64- vjeç dhe mosha më afrohet me protagonistët e filmit”, - tha thënë Klinton. Filmi, ku protagonistë janë Xhek Nikolson dhe Morgan Friman, tregon historinë e dy të sëmurëve në fund të jetës, që shkojnë rreth botës për të realizuar “gjërat për të bërë” përpara se të vdesin. Mes dëshirave të mia, thotë ish-Presidenti Klinton, “do të doja të ngjisja Kilimanxharon përpara se të shkrinte dëbora, do të më pëlqente të bëja një maratonë e shumë gjëra të tjera”. Klinton ka shpjeguar se lista e tij A është më e rëndësishme se B-ja. “Ajo që do të më pëlqente më shumë, është të shikoj të rriten nipërit e mi”, - ka thënë ai.