E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore dhe Shqipëria në një fazë të re

Banka Boterore i premtoi qeverise shqiptare ndihme financiare per te rikthyer ne normalitet zonat e goditura nga permbytja ne Shkoder. Zevendes presidenti i BB-se per Europen dhe Azine Qendrore  Filip Le Hur siguroi kryeministrin Berisha per kete asistence megjithëse nuk përmendi shifra konkrete...

"Shprehim solidaritetin tone me te banoret e goditur nga permbytja.
Ekspertet tane asistojne aktualisht qeverine shqiptare ne monitorimin e
digave. Por nga ana tjeter ne do te ofrojme edhe ndihmen konkrete me
fonde per rehabilimin e zonave te permbytura", tha Philippe Le Houérou,
Zv.president i BB-se per Europen dhe Azine Qendrore…

Gjate takimit qe shefi i qeverise pati me zv. presidentin e BB, Le Hur,
ky i fundit deklaroi se ekspertet e BB-se kane gabuar ne rastin e
projektit per rehabilitimin e bregdetit te jugut, per te cilin ne ate
kohe u akuzua per abuzime dhendri i kryeministrit Berisha, Jamarber
Malltezi i cili udhëhiqte projektin.

"Mardhenia e Bankes Boterore me Shqiperin eshte e shkelqyer por edhe ajo
ka patur nje moment problematike ne rastin e projektit per
rehabilitimin e bregdetit te jugut. Procesi i panelit qe hetoi kete
projekt nuk kishte per detyre te hetonte qeverine pasi kjo strukture nuk
heton asnjeher klientin. Por gjithesesi nga ky hetim rezultoi se ky
projekt nuk kishte asnje prove korrupsioni", vijoi Philippe Le Houérou.

"Publiku shqiptar e di qe ka pasur nje lloj kundershtie sic eshte e
zakonshme, mes partnereve mbi projektin e zhvillimit te zones
bregdetare. Te gjitha keto probleme jane qartesuar perfundimisht.
Qeveria ka zbatuar me luajalitet marreveshjen me banken", tha
kryeministri Sali Berisha.

Zyrtari larte i BB-se, e cilesoi marredhenien e ketij institucioni
financiar me Shqiperine nje histori suksesi dhe per kete arsye qeveria
shqiptare ka tashme nje tjeter marreveshje bashkepunimi me te.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›