Buffon mbetet në Juventus

Menaxheri i portierit të Juventusit, Gigi Buffon ka mohuar spekulimet rreth largimit të klientit të tij nga klubi, duke insistuar se ylli italian do të vazhdojë të ruajë portën e Bianconerëve edhe sezonin e ardhshëm. “Nuk ka asgjë të vërtetë rreth largimit të mundshëm nga Torino. Buffon nuk do të largohet nga Juventus”, tha Silvano Martina për Calciomercatoweb. “Buffon është emër në buzët e të gjithëve. Por, tani nuk ekziston asgjë dhe Buffon me siguri do të jetë në Juventus vitin e ardhshëm”, përfundoi ai.