President i Liverpoolit, tifoz i Chelseat!

Presidenti i ri Liverpoolit, Martin Broughton, ka vendosur të mos jetë prezent në Anfield Road për ndeshjen kundër Chelseas të shtunën, për shkak se gjithë jetën e tij ka përkrahur klubin londinez.
Boughton, president i British Airways, iu bashkua Liverpoolit muajin e kaluar, por gjithë jetën ka qenë tifoz i Chelsas dhe ka marrë vendim të mungojë në ndeshje.
Pas dyshimeve rreth largimit të menaxherit Rafael Benitez në fund të sezonit, e shtuna ishte pritur të jetë dita kur çifti mund të bisedojë mes vete.
Menaxheri i Liverpoolit kishte shprehur brengën e tij që ende nuk ka biseduar me Broughtonin pas emërimit të këtij të fundit, dy javë më parë.
Por, Broughton tha për ueb faqen zyrtare të klubit liverpoolfc.tv: “Çdo tifoz i vërtetë i cili ka përkrahur një klub për 55 vjet sikurse unë – nuk pritet që brenda natës të vihet kundër tyre. Kur keni përcjellë një ekip për një kohë aq të gjatë si unë, atëherë e keni në gjak”.
“Është shumë emocionale dhe gjithë tifozët që kanë përkrahur Liverpoolin për një kohë të gjatë më kuptojnë. Nuk mund të vij në ndeshje të dielën dhe të tregoj ato emocione, që do të ishin mungesë respekti ndaj përkrahësve të Liverpoolit. Liverpool ka tifozë të shkëlqyeshëm dhe nuk mund ta bëjë atë, andaj më së miri është të mbetem në shtëpi dhe ta shikoj ndeshjen në televizion”, shtoi ai.
Për disa tifozë të Liverpoolit më së miri, në dobi të klubit, do të kishte qenë një humbje në vend të fitores – që pothuajse do të siguronte që titulli t’i shkojë Manchester Unitedit. Ndërsa Broughton ka thënë se skenari më i mirë do të ishte “për Liverpoolin të fitojë këtë fundjavë dhe të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve dhe në fund Chelsea të fitojë titullin. Kjo do të ishte shumë mirë të ndodhë”, përfundoi ai.