E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, shumë afër titullit

Bayern Munich është në prag të fitojë titullin e 22-të në Bundesligë, pasi Thomas Mueller shënoi het-trik në fitoren 3-1 ndaj Bochumit të shtunën.

Përcjellësi i parë, Schalke 04, u mposht 0-2 në shtëpi nga Werder Bremen, duke i lënë gjigantit bavarez tri pikë epërsi në krye të tabelës dhe golaverazh superior, para xhiros së fundit të kampionatit.

Bayern mund edhe të mposhtet nga Hertha Berlini (e fundit), përderisa Schalke nuk shënon fitore me dyshifror të golave në Mainz. Bayern ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›